• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret përfaqësuesin e Katarit: Mirënjohës për ndihmën pas tërmetit. Vijojmë bashkëpunimin për Tiranën

by Java News
09/03/2022 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Dr. Ahmad Hassen Al-Hammadi. Duke i shprehur mirënjohjen në emër të qytetarëve të Tiranës për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, Veliaj tha se bashkëpunimi me vendin mik të Katarit do të vijojë në disa projekte të tjera për kryeqytetin.

“Kemi punuar bashkë për nevojat që lindën pas tërmetit dhe pandemisë. Katari ka qenë gjithmonë aty, për të na ndihmuar. Kemi bërë disa shkolla fantastike, siç është shkolla në Pezë, shkolla “Jeronim De Rada” në Tiranë, shkolla në Kombinat, apo kopshti në ish Bllok. Jemi shumë mirënjohës për gjithë këtë ndihmë dhe shumë falënderues! Nuk do ia kishim dalë dot vetëm pa ndihmën e vëllezërve e motrave nga Katari dhe mezi pres që ky bashkëpunim të vazhdojë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi disa prej fushave të reja të bashkëpunimit me shtetin e Katarit për të cilat tha ai janë tashmë gati projektet e Bashkisë së Tiranës.

“Kemi shumë projekte të tjera, siç është sheshi fundor te Bulevardi i Ri, apo investimet në Ujësjellësin e Tiranës, dhe bashkëpunimi me Katarin është jo vetëm si ndihmë financiare, por edhe asistencë teknike. I shpreha Dr. Ahmad të gjithë mirënjohjen e qytetit të Tiranës dhe qytetarëve tanë për këtë ndihmë shumë të çmuar. Siç thotë ajo shprehja, ‘miku i mirë njihet në ditët në nevojë’ dhe ne ju kemi njohur edhe në kohë të vështira, ndaj ju kemi parë si aleatë, si miq, si vëllezër në këto të vështira që kaluam. Ju jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmën dhe mezi pres që ditë më të mira të marrëdhënies së Shqipërisë me Katarin, e Tiranës me Dohën t’i kemi përpara,” shtoi Veliaj.

Dr. Ahmad Hassen Al-Hammadi, falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe vlerësoi tej mase rolin e Shqipërisë gjatë kohës së bllokadës ndaj shtetit të Katarit.

“E falënderoj shumë kryetarin e Bashkisë për fjalët e ngrohta që tha për shtetin e Katarit dhe për mikpritjen që na rezervoi. Sigurisht, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë shumë të shkëlqyeshme. Për ne Shqipëria është një vend i rëndësishëm, ku kemi edhe shumë gjëra të përbashkëta, jo vetëm për nga përmasat gjeografike dhe numrin e popullatës, por jemi 2 popuj që duam paqen, punojmë për paqen. Sigurisht nuk e harrojmë dot qëndrimin shumë nderues të Shqipërisë përgjatë kohës së krizës, bllokadës ndaj shtetit të Katarit, apo vëllezërve të tyre në rajonin e Gjirit Persik. Sa i takon bashkëpunimit, është një derë që është hapur dhe nuk është as fillimi, nuk do të jetë as fundi. Do të kemi bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat,” nënvizoi Dr. Ahmad Hassen Al-Hammadi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dhuroi Dr. Ahmad Hassen Al-Hammadi, Kullën e Sahatit, në shenjë mirëpritjeje në qytetin e Tiranës.
g.kosovari
Next Post
A do të japë dorëheqjen Basha? Berisha: Është peng, nuk e ka në dorë veten e tij

A do të japë dorëheqjen Basha? Berisha: Është peng, nuk e ka në dorë veten e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In