• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi: Projekt me shkollat e Tiranës për pasurimin e bibliotekave shqiptare në Mal të Zi

by Java News
30/05/2024 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Veliaj dha lajmin për realizimin e një projekti për pasurimin e bibliotekave në shkollat shqiptare në Mal të Zi, me mbështetjen e institucioneve arsimore të Tiranës.

“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që, ministrja e Arsimit dhe Inovacionit e Malit të Zi viziton Tiranën, për rastësi nesër unë do të vizitoj Podgoricën, kështu që në njëfarë mënyre jemi shkëmbyer rrugës. Jam gjithashtu shumë entuziast për propozimin tuaj që, me disa nga shkollat shqiptare, sidomos në Tuz dhe Ulqin, të bashkëpunojnë me shkollat e Tiranës. Ne kemi një proces për ndërtimin e shkollës në Preshevë, Bujanoc, po ndërtojmë shkolla dhe në Ukrainë, Kharkiv. Tirana e ka një nga eksperiencat e veta më të mira ndërtimin e shkollave. Do ishim shumë të lumtur që me shkollat e Tiranës të ndihmonim për të pasuruar bibliotekat shqip në shkollat shqiptare të Malit të Zi dhe pastaj për të mësuar nga njeri-tjetri”, tha Veliaj.

Në takim, me Veliaj foli edhe për investimin në Piramidën e Tiranës, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan, që duket se po shërben si shembull frymëzimi edhe për rajonin.

“Jam entuziast me çfarë mund të mësojmë nga njeri-tjetri, jo vetëm për atë se çfarë kemi bërë në teknologjinë e informacionit dhe sesi të rinjtë mund të futen që tani në punët e të ardhmes, në punët modern, por jam shumë entuziast edhe për çfarë mund të shkëmbejmë – njohuri se si kemi ndërtuar Piramidën, qendrën TUMO, “Plug & Play” – do të doja shumë që këtë eksperiencë ta ndanim me të rinjtë e Malit të Zi“, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, theksoi se qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç krahas projektit të bashkëpunimit mes shkollave, ndau edhe disa prej projekteve të tjera për të cilat diskutoi me Veliajn.

“Do të doja të falenderoja kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen e tij. Është vërtet një kënaqësi dhe një nder për ne të jemi këtu, për të folur në lidhje me bashkëpunimet e mëtejshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryesisht në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit. Sot patëm një takim, përgjatë të cilit akorduam në lidhje me një marrëveshje, e cila ka në fokus veprimtari konkrete që pritet të konkretizohen në të ardhmen. Patëm bisedime në lidhje me vendosjen e disa hubeve IT, të cilat tashmë ekzistojnë në Shqipëri, si dhe për instalimin e modaliteteve të ngjashme edhe në Mal të Zi. Diskutuam, po ashtu, edhe për mundësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes shkollave në Mal të Zi dhe atyre në Shqipëri. Do të organizojmë së bashku mjaft aktivitete, kryesisht sa i përket shkëmbimeve që kanë të bëjnë me programet për fëmijët e ciklit fillor dhe 9-vjeçar. Për ne, do të jetë një kënaqësi bashkëpunimi me ju, si dhe forcimi i lidhjeve tona në të ardhmen”, u shpreh ajo./m.j

Next Post
Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In