• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e Parlamentit austriak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë. Sobotka: Tirana, një kryeqytet magjepsës!

by Java News
30/06/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka. Veliaj tha se Austria është një prej vendeve që e ka mbështetur Shqipërinë më fort në rrugën e saj të integrimit drejt Bashkimit Europian.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që kryetari i Parlamentit të Austrisë ishte në Tiranë. Austria është një nga vendet më miqësore, më promovuese, avokate e Shqipërisë dhe si një avokate e denjë Viena, Austria ka qenë një nxitëse e një Tirane, e një Shqipërie që zhvillohet, që bashkohet me familjen europiane dhe që e konsideron Europën një destinacion brenda nesh dhe jo një destinacion ku ne largohemi. Ndaj dhe jam shumë mirënjohës,” u shpreh kryebashkiaku.

Teksa i dhuroi Kullën e Sahatit, si një simbolikë e mikpritjes së Tiranës, Veliaj tha se Viena, si një kryeqytet i Europës, ka kontribut të madh në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të qendrueshëm në rajon. “Unë besoj gjithmonë e më shumë që Viena është kryeqytet jo vetëm i Austrisë, por është kryeqyteti i gjithë Europës. Në këtë sens, parlamenti austriak është kyç për të promovuar dhe për të qenë një zë konstant për të advokuar për të gjithë rajonin tonë. Sigurisht, për ne është një privilegj. Kemi qenë një vend me problematika, sot jemi vendi më stabël në rajon. Unë besoj se gjithmonë e më shumë, ky shembull i Shqipërisë që prodhon stabilitetin, prodhon turizëm dhe aktivitete dhe nxjerr reputacionin e mirë të Ballkanit, është ndoshta mënyra më e mirë si mund të afrohemi më shumë në Europë,” deklaroi më tej Veliaj.

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka u shpreh i impresionuar nga kryeqyteti shqiptar, teksa uroi dhe kryebashkiakun për mandatin e tij të tretë në krye të Tiranës.

“Tirana është një kryeqytet magjepsës. Është rritur shumë në vitet e fundit dhe ka një kryebashkiak të jashtëzakonshëm, i cili është rizgjedhur për herë të tretë dhe që nuk është e zakontë, veçanërisht në Ballkan, por gjithashtu edhe në Europë. Edhe do të thoja se njerëzit e vlerësojnë punën e tij, është mendjehapur dhe mendoj që e shijon profesionin e tij. Kjo është më e rëndësishmja për një politikan, për të mos qenë fytyrëngrysur, për të mos thënë sesi po mban barrën tuaj në shpatullat e tij, apo se sa e vështirë që është. Ai gjen gjithmonë një mënyrë për të bërë politikë për njerëzit dhe tek njerëzit,” deklaroi Sobotka./m.j

Next Post
Sekuestrimi i afro 10 mln euro pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin

Sekuestrimi i afro 10 mln euro pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com