• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj: Bashkia e Tiranës do kontribuojë në një prej parqeve qendrore të qytetit

by
22/09/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në dy prej komunave shqipfolëse, në Tuz dhe në Preshevë, me dy parqe publike në qendrat e qyteteve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e zbuloi projektin gjatë pritjes së kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. “Ne duam të jemi pjesë e suksesit tuaj, ndaj kemi vendosur që edhe në Tuz, por edhe në Preshevë, të bëjmë një financim për një park publik; pra, për një zonë qendrore të qytetit, si një dhuratë nga Tirana, si një mënyrë për të lënë një shenjë të përbashkët dhe për të qenë kontribues në suksesin tuaj,” tha Veliaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe komunave me popullsi shqiptare në Maqedoni, Serbi e në Mal të Zi, është rritur sidomos me krijimin e Unionit të Bashkive. “Kemi ndërtuar një rrjet që filloi me pesë bashki e komuna, sot jemi në rreth 50, dhe besoj që do vazhdojmë të rritemi, por të rritemi jo vetëm si sasi, por edhe si cilësi,” tha Veliaj.

Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, zbuloi po ashtu se gjimnazi “Arben Broci” në Tiranë do të binjakëzohet me gjimnazin e Tuzit. “Ne kemi sot edhe një binjakëzim ndërmjet dy shkollave, gjimnazit të Tuzit dhe një gjimnazi këtu në Tiranë, dhe të gjitha këto janë mesazhe se jemi një dhe do të vazhdojmë bashkë në zhvillimin e vendeve tona,” u shpreh ai.

Bashkëpunimi për të afruar edhe më shumë të rinjtë e dy qyteteve ishte gjithashtu në fokus të bisedimeve mes Veliajt dhe Gjeloshajt

/e.d

Next Post
Spiropali: Duel me të gjithë opozitën në Kuvend

Spiropali: Duel me të gjithë opozitën në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com