• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e Komunës së Suharekës, i jep Kullen e Sahatit: Mundësi për të rinjtë nga të gjitha trevat shqiptare!

by
23/04/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me të cilin diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, kryesisht në atë të inovacionit, ekonomisë dhe të sportit.

“Mezi pres që ky fillim të jetë një ogur i mirë për çfarë mund të bëjmë bashkë në aktivitetet kulturore dhe ekonomike, duke mësuar pak nga njëri-tjetri. Gjykoj që ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. Pavarësisht se po jetojmë kohë të vështira, pas Covidit, pas rritjes eksponenciale të çmimeve, me pak fantazi, me një skuadër të mirë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme për njerëzit tanë”, tha Veliaj.

Si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, Tirana ka një program ambicioz që synon të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve. Kryebashkiaku nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë edhe për të rinjtë nga trevat shqiptare, për të shfaqur talentin e tyre.

“Shpresoj shumë që, në këtë vit kur ne jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, t’i lidhim më shumë të rinjtë tanë. Basketbolli, volejbolli, sporti është një mënyrë. Por unë besoj se kemi shumë të rinj në teknologji. Jo të gjithë do të bëhen juristë, jo të gjithë do të studiojnë shkenca politike, disa do të duhet të mësojnë një zanat. Fakti që një qytezë si Suhareka është bërë një histori suksesi në punësimin e brezit të ri, besoj se është një shembull për gjithë ne të tjerët”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u shpreh se teknologjia po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën e qyteteve, teksa vlerësoi Tiranën në hapat e ndërmarra në këtë drejtim.

“Për mua është nder dhe kënaqësi që kam ardhur të marr përvojë nga qyteti i Tiranës. Më pëlqen shumë teknologjia informative, që kemi më së shumti nevojë, por edhe shumë gjëra të tjera që na hyjnë në interes të punës së Suharekës. Jeni përpara nesh dhe e pranojmë. Por kohët e fundit Suhareka ka patur ndryshime të mëdha”, deklaroi Muharremaj.

/b.h

Next Post
VIDEO/ “Nuk e kemi parë diellin që në shkurt”! Dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë

VIDEO/ “Nuk e kemi parë diellin që në shkurt”! Dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

January 25, 2026
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In