• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e Ferizajt: Sot dita për të projektuar 30 vitet e ardhshme, bashkëpunim për të rinjtë e të dyja qyteteve

by
27/04/2022 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin diskutoi mbi hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e dy qyteteve në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.

Veliaj u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të drejta për të ardhmen e qytetit. “Pyetja për ne që drejtojmë qytetet është: A po punojmë çdo ditë, jo për të qenë më popullor, por për të marrë vendime të drejta, që ndoshta do jenë popullore? Sot mund të duken çudi për dikë që është mësuar me të vjetrën dhe tradicionalen, ama, nesër nëse fëmijët tanë do mësojnë këto kurse, e nëse qytetet tona do modernizohen, e nëse ekonomitë tona do të fuqizohen, do të thotë se kemi marrë vendimet e duhura”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana dhe Ferizaj mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, për të projektuar 30 vitet e ardhshme. “Ajo që i dallon qytetet progresive është aftësia për të parë të ardhmen. Më bëhet vërtet zemra mal teksa shikoj që shumë projekte i kemi të ngjashme dhe më shumë se sa të aspirojmë të mësojmë nga vende shumë larg nesh, duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Shikoj një pafundësi mundësish ku Tirana dhe Ferizaj mund të bashkëpunojnë, siç mund të jetë fusha e kulturës apo orientimi i shkollave drejt industrive të reja. Shoh që kemi një të ardhme të ndritur, por duhet ta fillojmë sot. Unë besoj se dita më e rëndësishme për të projektuar 20-30 vitet e ardhshme është tani”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi se ky takim është një bazë dhe siguri e jashtëzakonshme për të nesërmen. “Ne jemi model të transformimeve në qytetet tona. Konsideroj se duhet të bëjmë edhe transformimin e marrëdhënieve tona, që të jenë në koherencë të plotë. Rinia nuk pret, e ardhmja jonë nuk pret – E nesërmja lind sot! Prandaj, duhet punuar sot që të ndërtojmë atë që e kemi borxh ndaj të rinjve dhe të rejave. Jam shumë i lumtur që Tirana është pikërisht Kryeqyteti Europian i Rinisë, siç e thamë edhe për kombin, i cili është më i riu në Europë, me moshën më të re. Unë besoj se ky takim, edhe së bashku, edhe me kryetarët e tjerë të komunave të Republikës së Kosovës, por edhe të bashkive këtu, do të jenë një bazë e fuqishme dhe një siguri e jashtëzakonshme që padyshim, se Shqipëria dhe Kosova do të zënë vendin e merituar”, deklaroi Aliu.

/b.h

Next Post
Analiza nga FT: Izolimi i Rusisë nuk është as në fuqinë, dhe as në interesin e Perëndimit

Analiza nga FT: Izolimi i Rusisë nuk është as në fuqinë, dhe as në interesin e Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In