• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve

by
16/06/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, me te cilin diskutoi mbi mënyrat e bashkëpunimit, sidomos për të forcuar marrëdhëniet mes të rinjve në dy qytetet.

Veliaj dhe Houchen theksuan praninë e një numri të madh shqiptarësh në Tees Valley, të cilët siç pohuan ata, janë integruar më së miri dhe po shihet mundesia edhe per një linjë te dedikuar ajrore.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të prisja mikun tim, kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, dhe kolegët nga Britania e Madhe. Shumë mirënjohje për mënyrën se si është integruar komuniteti shqiptar art, por edhe në shumë vende të Britanisë së Madhe. Ne jemi një komb emigrantësh. Prej kushteve të vështira të komunizmit, me rënien e atij sistemi, një pjesë e madhe e popullatës sonë emigroi, dhe shpeshherë, vetëm kur vizitojmë njëri-tjetrin, kuptojmë se disa nga legjendat dhe mitet urbane që dëgjojmë për 1 në 100 raste, ku dikush ndoshta ka një sjellje jo të mirë, harrojmë 99 të tjerët që në fakt, janë familjarë të ndershëm, punojnë fort, krijojnë një biznes, mundohen të jenë pjesë e stofit të Britanisë së Madhe dhe kanë prodhuar reputacion, si ai që ju më rrefyet për shqiptarët që jetojnë në Tees Valley,” tha mes të tjerash Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Ben Houchen u shpreh se distanca mes dy qyteteve do bëhej më e vogël nëse bashkëpunimi do jetë më i madh, sidomos për studentët shqiptarë që studiojnë në Angli. “Është e mahnitshme të shohësh punën që po bëni këtu në Tiranë. Duam të bëjmë diçka për t’ju ndihmuar, por në të njëjtën kohë, mendoj ta vazhdojmë këtë marrëdhënie sepse mund të mësojmë shumë nga ajo që ju po bëni, çfarë mund të bëjmë ne veçanërisht me te rinjte. Ne kemi një universitet të madh në Tees Side. Do të ishte mirë të bisedonim se si mund të punojmë edhe me të rinjtë shqiptarë. Ne kemi një popullsi kaq të madhe shqiptare në Tees Side, ndaj mund të vendosim nje linje direkte nga aeroporti i Tiranës dhe shpresojmë që të shtojmë linja të tjera në të ardhmen,” u shpreh kryetari i Bashkisë së Tees Valley.

Veliaj i dhuroi kryetarit të Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, Kullën e Sahatit të Tiranës, një shenjë simbolike mikpritjeje në kryeqytetin shqiptar.

/e.d

Next Post
Presidenti i KiE në Tiranë/ Nga pritja që Rama do i bëjë në bulevard, tek takimet kokë më kokë. Axhenda

Paralajmëron presidenti i KE: Diçka e mirë do të vijë për Shqipërinë! Javën e ardhshme...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com