• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj pret kryetaren e Këshillit të Kharkivit: “Ju ofrojmë kontributin tonë për rindërtimin e Ukrainës pas luftës”

by Java News
14/05/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në një takim kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkivit në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko, të cilën e siguroi se Tirana do të japë kontributin e saj për rindërtimin e qytetit, pas mbarimit të luftës.

Veliaj kujtoi se kur Tirana u binjakëzua me qytetin e Kharkivit në vitin 2018, shumë gjëra ishin ndryshe – nuk kishte as tërmet, as pandemi, as luftë – por ai shtoi se miku i mirë njihet në ditë të vështira.

“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira! Kur gjërat shkojnë mirë, është kollaj të binjakëzohesh me një qytet tjetër. Por, kur gjërat shkojnë keq, aty duket kush është miku i vërtetë. Ne kemi vendosur të japim një kontribut për rindërtimin e Kharkivit, me bindjen e plotë se Ukraina jo vetëm që do të fitojë, por do të ngrihet më e fortë. Kontributi ynë mund të jetë ndodhta për të rindërtuar një shkollë ose një kopësht, nga ato që ne kemi treguar se dimë t’i bëjmë mirë, sepse duam të japim pjesën tonë modeste në rindërtimin e një qyteti simotër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku përshëndeti homologun e tij në Kharkiv, ndërsa tha se kryeqyteti i Tiranës do të jetë aty për të mbështetur në ditët më të vështira.

“E përshëndes kryetarin e Bashkisë së Kharkivit, i jap kurajo dhe e siguroj se do të jemi me të. Qoftë me një shkollë, një kopësht, a një ndihmë për konsullatën, por do jemi prezent edhe për pjesën e rindërtimit. Shqipëria, qeveria e Shqipërisë, kryeministri, ministrja e Jashtme, kanë qenë super aktivë edhe në Këshillin e Sigurimit, me ekipin tonë fantastik në Nju Jork, por edhe me ndihmat e tjera, qofshin ato civile dhe ushtarake, që nuk kanë munguar nga Shqipëria, ka qenë prezente shumë më shumë sesa të tjerë që i kanë mundësitë më të mëdha, por që hezitojnë në raste të tilla. U uroj të gjithë miqve në Kharkiv, të qytetit tonë binjak, qytetit tonë simotër, shumë forcë dhe shumë kurajo. Do të jemi bashkë, sidomos në pjesën e dytë të këtij konflikti, gjatë rindërtimit, që është edhe më e vështira, që do shumë durim”, u shpreh Veliaj.


Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit, Tetiana Yehorova-Lutsenko falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e dhënë dhe për ngritjen e zërit në arenën ndërkombëtare për Ukrainën.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe kryebashkiakut të Tiranës dhe gjithë ekipit të tij. Për ne, tani, gjëja më e rëndësishme nuk janë financat, por nevoja për mbështetje. Ju e keni ngritur zërin për ne në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Next Post
“M’u afrua dhe më qëlloi, s’ia pashë fytyrën”/ Atentati ndaj Dedë Pllanajt, autori zbrazi karikatorin e pistoletës mbi 60-vjeçarin

Policia jep detajet/ Ngjarja e Lezhës: Ja cilët ishte shënjestrat e atentatit! (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In