• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryebashkiakun e Shkupit: Fillim i ri për marrëdhëniet mes dy kryeqyteteve

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në një takim të veçantë homologun e tij të Shkupit, Koce Trajanovski. Dy krerët e bashkive diskutuan mbi sfidat e zhvillimit dhe të mirëqeverisjes me të cilat përballen sot Bashkia e Tiranës dhe ajo e Shkupit. Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, e njohu homologun maqedonas me disa nga projektet madhore që po zbatohen në Tiranë, si dhe për reformat që janë ndërmarrë, si në aspektin e pastrimit të qytetit, menaxhimit të parkingjeve, por edhe shtimin e gjelbërimit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Veliaj dhe Trajanovski folën edhe për mundësitë konkrete se si dy bashkitë mund të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të eksperiencave mes dy stafeve për rritur shërbimet dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre në fusha të tilla si infrastruktura, transporti, zhvillimi ekonomik etj. Gjatë takimit, ata nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Shkupit, e cila angazhon të dyja administratat që të bashkëpunojnë në projekte dhe fusha të caktuara. Në përfundim, dy kryetarët e bashkive dhanë edhe një deklaratë për shtyp, ku vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy bashkive.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se kjo vizitë shënon edhe një fillim të ri për dy qytetet, Tiranën dhe Shkupin, dhe është një moment historik për t’i afruar qytetarët më pranë me njëri-tjetrin. “Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer midis dy shteteve tona, por besoj se sot gjithmonë e më shumë siç është diplomacia kulturore, diplomacia ekonomike, diplomacia klasike, është diplomacia e qyteteve që është ndoshta dhe më efiçente dhe më praktike në terma konkretë të bashkëpunimit. E kam përgëzuar kryetarin e Bashkisë së Shkupit për zhvillimet fantastike që kam parë atje, për shtimin e hapësirave publike, për transportin publik dhe menaxhimin e ndërmarrjeve të qytetit, dhe mbi të gjitha për punën e vështirë, por të suksesshme, në menaxhimin e krizave jo të zakonta, siç ishin përmbytjet apo tërmetet”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai solli në vëmendje se vizita e sotme do të shoqërohet me një kalendar të posaçëm veprimesh dhe bashkëpunimesh në fusha të ndryshme, që kanë të bëjnë me qeverisjen vendore. “Mezi pres që të mësojmë më shumë nga Shkupi, nga historitë e suksesit për hapësirat publike, në transportin publik, në menaxhimin e fatkeqësive, sepse besojmë që fatet tona janë shumë më të lidhura. Mezi pres që pas disa javësh të kthehem në Shkup, si fryti i parë i lidhjes së kësaj marrëveshjeje dhe jam shumë i interesuar që marrëveshjen ta pasojmë me një kalendar bashkëpunimi në aktivitete kulturore, shkëmbimin e eksperiencës mes të rinjve, të stafeve tona teknike në urbanistikë, në arkitekturë, në inxhinieri, sepse vetëm atëherë i japim frymë të gjallë kësaj marrëveshje në letër”, deklaroi Veliaj.

Ai falenderoi kryebashkiakun Trajanovski për mënyrën se si në qeverisjen e bashkisë së tij ka integruar komunitete të ndryshme, përkatësi të ndryshme politike, etnike apo edhe minoritete të tjera. “Është një shembull i mirë që bashkëjetesa është e mundshme dhe funksionon, dhe Shkupi meriton respekt për këtë qasje. Zoti kryetar dua t’u garantoj që jeni një mik shumë i nderuar në qytetin tonë dhe keni gjithmonë një derë të hapur në këtë qytet, ju dhe çdo qytetar i Shkupit”, përfundoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, si një nga dokumentet më të larta për qeveritë vendore të dy vendeve tona. “Qyteti i Shkupit është binjakëzuar me 18 qytete, nga Azia, Europa dhe Amerika. Jemi binjakëzuar me shumë qytete europiane, siç janë Lubjana, Zagrebi, Sofja, Stambolli, etj. Kështu që, binjakëzimi me qytetin e Tiranës për ne ka një rëndësi të veçantë. Jemi dy vende fqinje që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, si në aspektin shtetëror, ashtu edhe atë lokal. Në Maqedoni ka një përqindje të madhe të pakicës kombëtare shqiptare, veçanërisht në Shkup. Ky do të jetë një impuls shumë i madh për punën tonë dhe do të thotë një bashkëpunim akoma më i afërt në shumë projekte të përbashkëta”, deklaroi Trajanovski.

Ai garantoi se do të kontribuojë për këmbimin e eksperiencave në shumë fusha të zhvillimeve siç është administrata lokale, urbanizmi, kultura, mbrojtja sociale, arsimi, zhvillimi ekonomik lokal, etj. Gjithashtu, Trajanovski vlerësoi pozitivisht punën që po bëhet në Tiranë për ndryshimin e qytetit. “Vij për herë të parë në qytetin e Tiranës dhe jam surprizuar në mënyrë shumë të këndshme nga ajo që pashë, nga ajo që është bërë dhe nga ajo që po bëhet aktualisht. Tani Tirana është një kantier i madh ndërtimi, kjo flet qartë për punën e qeverisjes vendore të administratës lokale dhe mund të them se disa eksperienca personale që kisha mundësi t’i merrja unë do t’i përcjell, edhe në punën e qytetit të Shkupit”, tha Trajakovski.

Ai shprehu besimin se falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar sot, në një të ardhme të afërt, do të ketë edhe një realizim konkret të projekteve të përbashkëta, kjo edhe si një mundësi që të dyja bashkitë të përfitojnë nga fondet europiane për bashkëpunimin ndërkufitar. “Dua që dy qytetet tona të jenë shembull numër një për bashkëpunimin e ngushtë mes dy qyteteve ballkanike dhe jam shumë i sigurt se do të kemi sukses në punën tonë”, shtoi Trajanovski.

Delegacioni maqedonas u njoh edhe në terren me projektet kryesore që po zhvillohen në Tiranë.

Next Post
Nisin ndërtimi i TAP, Rama: Sjell 1 miliard euro, 1700 të punësuar

Nisin ndërtimi i TAP, Rama: Sjell 1 miliard euro, 1700 të punësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In