• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret ekselentët e “Ismail Qemalit”, zbulon se ku do të ndërtohen shkollat e reja në Tiranë

by A R
20/02/2024 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një bisedë me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet dhe u ktheu përgjigje pyetjeve që ata kishin për projektet e qytetit. Velaij tha se pesha e vëmendjes duhet të jetë gjithmonë të çunat dhe gocat që mësojnë fort, që i marrin gjërat me meritë, që kanë talent, që besojnë te gara dhe puna e palodhur. Ai ndau lajmin e mirë për ndërtimin e dy shkollave të reja.

“Një do jetë në zonën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, që dikur njihej si Poligrafiku, mes shkollës “Abdulla Keta” dhe “Ismail Qemali”, sepse ajo është një lagje e stër-rritur, por do të ketë edhe një tjetër te zona që quhet Spitali i Arabëve, në Sauk. Shkollat “Kosova”, “Osman Myderizi”, “Mihal Grameno” dhe “Bashkim Fino” i çojnë të gjithë nxënësit tek “Ismail Qemali”, ndaj duam ta zgjidhim përfundimisht çështjen e këtyre dy lagjeve për gjimnaze. Kemi zgjedhur edhe terrenet, ndaj është çështje kohe sa të fillojmë investimet. Kemi bërë rreth 40 shkolla, por prapë nuk mjaftojnë sepse Tirana është rritur aq shpejt vitet e fundit, sa duhet të kapim ritmin e një Tirane të madhe, plus edhe çfarë mund të rritet në vijim, për sa kohë që trendi nuk po ndalet”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se vitin tjetër do të jetë hera e parë që Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe nënvizoi se qyteti duhet promovuar sa më shumë.

“Viti tjetër do të jetë vërtet një vit model sepse do të jetë hera e parë që Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Duam të vazhdojmë të provojmë se turistët nuk vijnë vetëm për të bërë një foto te sheshi Skënderbej. Në qoftë se s’kanë aktivitete ku të shkojnë dhe në qoftë se nuk kanë pika ku të fokusohen, atëherë bëhet e pamundur që eksperienca në Shqipëri t’ia vlejë të komentohet dhe t’ia vlejë për t’u ndarë me të tjerët. Mezi pres që në vitin tjetër, kush do vazhdojë për dramë, për teatër, për pikturë, për skulpturë, për regji, të vijë me projekte dhe ne do kemi një buxhet më të madh, pikërisht për të provuar se nuk janë lekë të harxhuara, janë lekë të investuara. Ato prodhojnë prapë ekonomi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku iu përgjigj edhe pyetjeve që kishin nxënësit lidhur me projektet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës, apo për përfundimin e atyre ekzistuese.

/a.r

Next Post
Berisha nga ballkoni: O burra të shpëtojmë Shqipërinë. 20 shkurti, dita e gjithë shqiptarëve që i dalin zot kombit

Skenarët / Protestën do ta mbyllë Berisha nga dritarja, mungojnë Meta e Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In