• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Krenar që jeni më të mirët në Shqipëri!

by
25/03/2023 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll. Kryebashkiaku Veliaj tha se është krenar që ekipi i volejbollit të meshkujve KS Tirana është më i miri në Shqipëri.

“Askush nuk bën skuadër, po s’pati vullnet të bëjë skuadër. Mjafton njëri nga çunat këtu të jetë mos-bashkëpunues dhe kimia e skuadrës prishet. Fakti që skuadra krijohet kur secili lë pak nga vetja, për të mirën e përbashkët, është vërtetë histori e suksesit. Është një krenari e jashtëzakonshme të jemi më të mirët e Shqipërisë! Unë besoj fort se do të kemi një paraqitje dinjitoze. Ajo që ma ngroh vërtet zemrën, është që më në fund nuk po mendojmë si ajo flutura e majit, që jeton vetëm 1 ditë. Këtu duhet të mendojmë për të nesërmen dhe fakti që ekipet zinxhir janë gjithashtu mirë, edhe fakti që ne po rekrutojmë talente nga ekipet zinxhir, do të thotë se më në fund kemi ndërtuar një strategji”, tha Veliaj.

Veliaj ftoi prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitete sportive, sepse vetëm kështu mësohet puna në skuadër.

“Për të gjithë prindërit, kur më pyesin ku t’i regjistroj fëmijët, u them në një sport që luhet në skuadër, ku njeriu mëson se nuk fiton dot vetëm, por edhe kur humbet ngushëllohet më kollaj kur e ndan me të tjerët. Jeta nuk është vetëm fitore, jeta ka edhe humbje. Por kur je pjesë e një skuadre, karakteri yt formohet më shpejt. Ndaj, ftesa për të gjithë prindërit është: Sebepin e Qytetit Europian i Sportit, duhet ta kthejmë në një mënyrë për të regjistruar fëmijët në aktivitete sportive, ku më shumë sesa t’ju matim parametrat atletikë – padyshim kush janë më të mirët, bujrum në skuadrat elitare – duhet të jetë një mënyrë për të ndërtuar çunat dhe gocat e Tiranës nesër. Po të shikosh, edhe te zanati im, ata që janë më zevzekë, ata që janë më gërnjarë, më pengues, kanë një gjë të përbashkët, s’janë marrë kurrë me sport”, tha Veliaj.

/e.d

Next Post
“Alvin do të të vras”/ Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trump

"Alvin do të të vras"/ Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

August 24, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarr pranë varrezave në Bojdan të Pukës, dyshohet për akt të qëllimshëm, në atë zonë Policia zhvilloi aksionin antikanabis!

August 24, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

August 24, 2026
Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com