• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret dy artistët e njohur grekë: Uroj që dashuria që morët në Tiranë, të përkthehet në Greqi. Jemi më afër nga se e mendojmë

by Java News
12/04/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim dy artistët e njohur grekë, Marinella dhe Antonis Remas, të cilët mbajtën mbrëmë në Pallatin e Kongresve koncertin “One Night Only”. Gjatë takimit, kryebashkiaku tha se pavarësisht debateve politike mes vendeve, janë njerëzit ata që i lidhin popujt, ndërsa theksoi se shpreson që dashuria që dy artistët morën në Tiranë, të përkthehet në Greqi, për të thënë që jemi më afër nga se e mendojmë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme, që e famshmja Marinella, e cila është gjithmonë e re, me energji dhe dashuri të madhe për vendin tonë, dhe Antonis Remas, i cili është gjenerata e re e atyre që kanë prodhuar muzikë, si edhe ura mes vendeve. Pavarësisht se politika bën ato të vetat dhe shtetet kanë debatet e tyre, unë besoj se janë njerëzit që i lidhin popujt. Fakti që njerëzit dëgjojnë muzikën tënde, e kërcejnë në dasmat e tyre, dhe fakti që popujt janë ndonjëherë shumë më të lidhur me njëri-tjetrin seç mendojmë ne nga titujt e gazetave, është vërtetë refren i kësaj marrëdhënie. Shpresoj shumë që këto përshtypje, kjo dashuri, që ju dha qyteti, këto ndryshime, përkthehen gjithashtu në Greqi. Edhe atje për të ndryshuar pak mentalitetin dhe për të thënë që jemi shumë më afër se mendojmë”, tha Veliaj.

Ai u dhuroi këngëtarëve kullën e sahatit të Tiranës. “Kam një dhuratë të vogël për ju. Unë e di që Greqia dhe Shqipëria kanë një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës. Është gjithmonë koha për t’u kthyer në Tiranë, për të kaluar pak kohë në Tiranë, për të pushuar, për të prodhuar muzikë, dashuri dhe marrëdhënie speciale mes njerëzve tanë”, deklaroi Veliaj.

Artisti grek Antonis Remas tha se është i lumtur që ndodhet në Tiranë për të kënduar për një pjesë të atij publiku shqiptar që kanë kaluar gjysmën e jetës në Greqi. “One Night Only”, mblodhi në Pallatin e Kongreseve dashamirës të muzikës greke, të cilët përjetuan moment të magjishme dhe një natë të paharrueshme./m.j

Next Post
EMRI/ Ky është i riu që tentoi grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Durrës, arrestohet nga policia

EMRI/ Ky është i riu që tentoi grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Durrës, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In