• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret delegacionin japonez, fton kompanitë e huaja të investojnë në fushën e teknologjisë

by A R
05/07/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion me anëtarë nga Parlamenti dhe qeveria japoneze, i kryesuar nga Takaaki Katsumata, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.

“Dua që, këtë marrëdhënie të veçantë që kemi mes shteteve dhe qyteteve tona, Tiranës dhe Tokios, ta kthejmë në një marrëdhënie të veçantë edhe mes njerëzve tanë; mes njerëzve që bëjnë biznes, mes njerëzve të akademisë, dhe mes bashkive tona të niveleve të ndryshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi Komunitetin shqiptaro-japonez  ne Tokio si një faktor kyç në forcimin e maredhenieve dhe ftoi kompanitë japoneze për të investuar në fushën e teknologjisë.

“Folëm për Zonën e Lirë Ekonomike, ku do të ishim të lumtur të kishim shumë kompani nga Japonia, për të investuar sidomos në fushën e teknologjisë, aty ku ne po investojmë shumicën e financave tona, me kurse për fëmijët që mësojnë kodim, robotikë, dhe shumë tema të ngjashme, me të cilat edhe ekonomia japoneze është bërë sot titullare në botë. Nuk ka shprehje më të bukur se sa ta përkthejmë suksesin tonë në ca gjëra që bëjmë ne, që ndoshta ju nuk i bëni dot; në ca gjëra që ju i bëni, që ne nuk i bëjmë dot. Por, të dy bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj nderoi me  “Çelësin e Tiranës”, kreun e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, Minoru Kiuchi.

/a.r

Next Post
Le Pen sulmon egër Mbappe: Francezëve u ka ardhur në majë hundës nga milionerët e famshëm

Le Pen sulmon egër Mbappe: Francezëve u ka ardhur në majë hundës nga milionerët e famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In