• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj premton shkolla të reja dhe bursat për nxënësit

by Java News
27/06/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buqeta e radhës e investimeve në Bashkinë e Tiranës do të jetë ndërtimi I 17 shkollave të reja. Shkollat e reja përveçse zgjidhin për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne, do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, për t’u shfrytëzuar edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe banorët e zonës. Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në kryeqytet, kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj deklaroi se shkollat e reja do të ndërtohen në zona të ndryshme nga qendra në periferi. ’’Filluam projektin e ri të shkollave “Kristo Frashëri’’ në Don Bosko, filluam shkollën ‘’Nënë Tereza’’ te Universiteti Bujqësor, pra për gjithë zonën e Institutit dhe të Kodër Kamzës. Jemi  gati të fillojmë shkollën ‘’Dritëro Agolli’’ te pjesa e Parkut Olimpik; mbaruam në këtë mandat shkollën “Ardian Klosi”” te Bregu i Lumit, shkollën “Betim Muço” në Kombinat, shkollën “Hoxha Tahsim’’ të rrëzuar dhe një herë nga e para,  shkolla “Kosova’’, edhe Liceu”, tha Veliaj.

Shkollat e reja janë të dizenjuara nga arkitektët më të mirë, duke ofruar modele të suksesshme edhe për qytetet e tjera. Shkollat e reja do të ofrojnë një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptim, për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit. “Një nga gjërat që shumë nga nënat e qytetit tonë ngritën në fushatën e kaluar  ishte: -Mirë këto shkollat e reja, por unë kam punë deri në orën 5 dhe goca mbaron në orën 1 mësimin, dhe gjëja e dytë më e mirë që kemi bërë është që në 62 shkolla ne kemi filluar kurset sportive pas mësimit, jo vetëm si një mënyrë për të “parkuar’’ kalamajtë për disa orë të tjera deri sa të mbarojnë punë prindërit,  por së pari për të luajtur në një ambient të shëndetshëm. Së dyti për të pasur një tjetër mësues dhe një tjetër mentor, por kësaj here në formën e një  trajneri sportiv, së treti për t’i bërë pak më fit fizikisht”, nënvizoi Veliaj.

Por krahas infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se mbështetja do të vijojë edhe për nxënësit ekselencë përmes bursave. “Jam shumë i lumtur që rikthyem një tjetër traditë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës që ishte pagesa për të gjithë studentët dhe nxënësit ekselentë, jo për t’i blerë 10-at me lek, por për të dhënë një mesazh që në qytetin tonë për më të dobëtit, pra për të sapo lindurit, por edhe për më të mirët e fëmijëve tanë ne nuk do të kursehemi. Unë besoj se tregon atë që ne përfaqësojmë si socialistë, nëqoftëse e djathta thotë secili për vete Zoti për të gjithë, edhe le të ketë njerëz që pasurohen masivisht ne themi jo, do të duhet të ketë një mënyrë rishpërndarje sidomos kur vjen puna tek ata që e meritojnë dhe ata që janë më të dobëtit”, u shpreh Veliaj.

Paralelisht, do të vijojë puna dhe për dhënien e çekut të bebes. I hequr nga administrata e mëparshme, një nga vendimet e para të Veliajt katër vite më parë do të ishte pikërisht rikthimi i çekut të bebes si një mënyrë mbështetje për familjet e qytetit. “Një qeveri që për herë të parë jep shifra të nivelit 400 mijë lek, 800 mijë lek,  1 milion e 200 mijë lek për fëmijën e parë, të dytë ose të tretë që të përballojë shpenzimet sidomos të muajve të parë. Unë besoj minimalisht në çekun e bebes halli financiar zgjidhet në ditët e para që prindërit të kenë fokus në çështje të tjera të kalimit të kohës apo të gjithë investimit kohor, personal dhe emocional që bëjnë me fëmijët edhe unë besoj që në këtë traditë është qeveria që e fillon me çekun e bebes”, tha Veliaj./l.m

Next Post
Kriza politike/ Aleatët e Bashës shkojnë në Presidencë, pritet takimi me Metën

Kriza politike/ Aleatët e Bashës shkojnë në Presidencë, pritet takimi me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In