• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj premton restaurimin e 50 blloqeve të tjera: Sheshi i lagjes më i rëndësishëm për banorët

by A R
18/04/2017 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy blloqe të tjera banimi, “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo” në lagjen “Ali Demi”, janë rikualifikuar plotësisht nga Bashkia e Tiranës, duke u shndërruar në dy hapësira çlodhëse. Banorët e këtyre dy blloqeve kanë tanimë, jo vetëm rrugë të rikonstruktuara, por edhe më shumë hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, mjedise sportive, si edhe hapësira për të moshuarit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ndërhyrje të tilla do të shtrihen edhe në 50 blloqe të tjera përgjatë këtij viti. “Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin “Skënderbej”, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se ndërhyrja në këto dy hapësira banimi është shembulli se si mund të transformohet një bllok i tërë. “Jam shumë entuziast sot që mbyllim brenda pak muajve një investim fantastik për njësinë nr. 1. Tashmë i kemi dhënë shembujt me 50 lagjet që bëmë vitin e kaluar, por ky është shembulli i parë në këtë lagje se si mund të transformohet një bllok i tërë. Nga një bllok i cili, mbaj mend kur filluam punimet, ishte mbushur me baltë, me ujë dhe kishte dalë jashtë çdo funksioni çdo hapësirë publike, edhe ajo që nuk ishte zaptuar kishte degjeneruar, kurse pjesa tjetër ishte rrethuar me gardhe, me kangjella”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar investimin si një model të punës së Bashkisë së Tiranës, Veliaj falenderoi komunitetin për bashkëpunimin në lirimin e hapësirave të zëna. “Sot kemi pasur jo vetëm një investim model, por edhe një sjellje model të komunitetit, një bashkëpunim fantastik, ku secili ka tërhequr gardhin e vet, murin, ka tërhequr hapësirën e zënë për t’ia kthyer publikut”, u shpreh ai, ndërsa u bëri apel banorëve që të kujdesen për hapësirat e  përbashkëta, si e vetmja mundësi për të garantuar jetëgjatësinë e këtyre investimeve.

“Shikoni sa bukur duket sot, por që kjo të vazhdojë është shumë e rëndësishme qe t’i ruajmë investimet. Ndaj, u kërkoj të gjithë banorëve që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të bëjmë çmos që t’i ruajmë. Këto kosha, pemë, ky ndriçim, kanalizimet janë bërë me taksat e publikut, nuk janë bërë vetëm me një fond të bashkisë. Fondet e bashkisë vijnë nga paratë që jep publiku, ndaj besoj që vetëm kur secili ta ruante sikur ta kishte të vetën pronën publike, sigurohemi që ka një jetë të gjatë”, u shpreh Veliaj.

Ndërhyrja në këto dy blloqe, përveç lirimit të hapësirave të zëna pa leje, ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha, bordurave, trotuareve, pajisjen e rrugëve me ndriçim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme rrugore.

Next Post
Një ditë para zgjedhjeve Franca prangos 2 të dyshuar për sulme

Një ditë para zgjedhjeve Franca prangos 2 të dyshuar për sulme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In