• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Piramidën do t’ia rikthejmë qytetit dhe të rinjve; Rezultatet e PISA vlerësim për reformat në arsim

by A R
08/12/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për kalimin në pronësi të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, e njohur si Piramida, nga Ministria e Kulturës te bashkia e kryeqytetit. Kjo godinë do të përdoret si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale e rinore, promovimin e artit, të kulturës dhe të teknologjisë.

Gjatë një pritjeje me mësues të gjimnazit “Qemal Stafa”, organizuar me rastin e festave të fundvitit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas konsultimit edhe me arkitektë të huaj ndërkombëtarë, ideja e Bashkisë së Tiranës është që ta kthejë qytetin në një qendër kulturore, ku Piramida do të jetë në qendër të aktiviteteve kulturore e rinore në qytet.

“Mezi pres që t’ia rikthejmë qytetit Piramidën. Ideja e Bashkisë, bashkë me arkitektët e huaj  ndërkombëtarë që kanë kontribuar, është që ta kthejë qytetin në një qendër kulturore. Ashtu si në kohën time, kur Piramida ishte në fakt qendra e të rinjve dhe vlonte nga aktivitetet e shumta, edhe “RinFesti” të cilin sot e quajmë “Tirana Art-Fest”, bëhej aty, ndaj shpresoj që aty të performojnë edhe kampionët e ardhshëm të artit e të kulturës të shkollës “Qemal Stafa” ose fituesit e radhës të “Tirana Art-festit”. Është një lajm i mirë edhe për të gjitha zyshat që merren kryesisht me artin, kulturën dhe promovojnë super talentet që kemi te ‘Qemal Stafa’”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë e cilësoi tepër pozitiv edhe vlerësimin që Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) i bën reformave të ndërmarra në arsim. Veliaj tha se për herë të parë Shqipëria në 25 vjet bën kapërcimin më cilësor në rezultatet PISA për vitet e para të gjimnazit.

“Duke qenë se në Tiranë jetojnë një milion banorë, do të thotë se 1/3 e nxënësve të Shqipërisë janë në Tiranë. Tani e kam kuptuar se sa e vështirë është puna juaj. Kur je në ministri, bën ligje, pret të shohësh efektin. Kurse kur je mësues ose kryetar bashkie je porta e parë e çdo situate, çdo krize, çdo problematike. Shumë prej këtyre gjërave, që njerëzit i shohin si me kuriozitet në televizion, si dhuna në familje apo problematika të tilla, jam i sigurt që mësuesi i ka parë para se t’i shohë kamera e televizionit. Jam i sigurt se mësuesi ka një rol përtej thjesht vënies së notës dhe shpjegimit të mësimit, por edhe të një “motre” e “vëllai” të madh, të një “nëne e babai” të dubluar”, tha ai. Veliaj u shpreh se aleatët më të mirë edhe për një Kryetar Bashkia janë mësuesit.

“Roli juaj në Tiranë nuk krahasohet me askënd tjetër. Në sfidat që ka një qytet, nuk di kush është aleat më i mirë, se sa një mësues për një kryetar bashkie, sepse aty mësohet ku hidhen mbeturinat, si trajtohet njeriu në humbje apo në fitore. Të mësojmë të humbasim me dinjitet, por dhe të fitojmë me përulësi, janë disa nga gjërat e karakterit që fatkeqësisht nuk bruhen në shumicën e familjeve tona dhe për të cilat kemi shumë nevojë në klasë”, theksoi Veliaj./a.m.

Next Post
Vendimi/ Qeveria miraton krijimin e “Albgaz”, operator i trasmetimit dhe shpërndarjes së gazit

Vendimi/ Qeveria miraton krijimin e “Albgaz”, operator i trasmetimit dhe shpërndarjes së gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In