• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për protestën e “Astirit”: Pamë një politikë që na do të përçarë!

by A R
23/11/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë kryeqytetin ka nisur sot një aksion i gjerë pastrimi, për mbajtjen pastër të mjedisit. Pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë, vullnetarë nga “Green Line Albania” dhe qytetarë iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në pastrimin e Parkut të Liqenit Artificial, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe hapësirave studentore përreth.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e djeshme, ku mbetën të plagosur në krye të detyrës disa efektivë të Policisë së Shtetit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.

“Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë”, tha Veliaj, teksa i uroi shërim të shpejtë efektives Ina Nuka, e cila humbi gishtat në protestën e dhunshme përpara Parlamentit.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se shumica dhe e mira do të triumfojë sepse progresi për Tiranën nuk do të ndalet.

“Dua t’i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet”, deklaroi Veliaj.

/b.d

Next Post
Makina përplas fëmijët e shkollës fillore, 5 të vdekur

Makina përplas fëmijët e shkollës fillore, 5 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In