• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për dyshen Berisha-Meta: Nuk e vënë emrin në fletë votimi, se njeri ka hallin e dosjes së Sigurimit, tjetri eshte non grata

by Java News
17/04/2023 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

“Ti nuk mund të thuash që një parti që paguan 100 mijë euro me të gjithë atë shpenzim është parti pa para. Ajo është një parti që qartazi financohet mirë. Nuk e dimë ende nga, por i regjistruar për ti shpenzuar para është vetëm Ilir Meta. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë. Aty nuk ka një emër drejtuesi. Kush e drejton këtë forcë amorfe? Është si të thuash e kam makinën, por pa targë. Pa targë ti nuk del dot nga parkingu i Report TV.

Njerëzit, policia do të dijë kush është targa jote, në emër të kujt është kjo makinë. Kjo forcë politike ka provuar që vret edhe njerëz në bulevard, hedh edhe Gërdecin. Qytetarët duan të dinë: Kush është tek emri i tyre? Këtu lind problem. Ne kemi potencialisht një kundërshtar që quhet Ilir Meta I cili hallin e vet më të madh ka dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe e kuptojnë që me ligjin e ri nuk mund të kandidojnë në të ardhmen ose do jetë shumë e vështirë që një ish Sigurims të drejtojë një forcë politike. Qartazi është hall se përderisa nuk vënë emrin.

Unë jam shumë krenar për emrin tim. Nuk jam perfekt, kam bërë edhe unë gabimet e mia, ka gjëra që mund të bëj m ë mirë por në fletë votimi do jetë: Erion Veliaj – PS tek kandidatët dhe Partia Socialiste-Edi Rama tek Këshilli. Në anën tjetër ne nuk e dimë kush është emri. Saliu s’e vë dot sepse është non grata nga amerikanët, kurse Ilir Meta është non grata nga demokratët. Nuk ka rëndësi si quhet kukulla e radhës. Njëherë kukulla quhej Lulzim Basha, kur kukulla filloi të mendonte vetë, e patë si përfundoi”, tha Veliaj.

Next Post
U arrestua pas intervistës me CNN, kritiku i fundit i Putinit në Rusi dënohet me 25 vite burg

U arrestua pas intervistës me CNN, kritiku i fundit i Putinit në Rusi dënohet me 25 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

February 16, 2026
Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

February 16, 2026
Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In