• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Për 100-vjetorin e Tiranës, dyfishojmë furnizimin me ujë nga Bovilla

by Java News
04/11/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rehabilitimit të shtratit të Lumit të Tiranës, brenda vitit 2020 do të marrë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm shtesë nga impianti i Bovillës. Nga Amsterdami, ku paraqiti sfidat kryesore të Tiranës në konferencën e “Javës Botërore të Ujit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët.

“Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”, tha Veliaj, i cili shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfundojë edhe dyfishimi i linjës nga Liqeni i Bovillës tek impianti i filtrimit.

Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje. “Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të futemi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit”, tha ai.

Duke përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në këto 5 vite, Veliaj shtoi se pavarësisht zërave kritikë dhe cinikëve, koha ka treguar se historinë e ndryshojnë njerëzit që bëjnë punë konkrete. “Kjo është një punë dhe përpjekje pa pushim. I dëgjoj gjithë kritikët, cinikët, dyshuesit, megjithatë besoj se historinë e ndryshojnë njerëzit që merren me punë dhe fokusohen. Në këto 5 vite kemi punuar me shumë durim dhe jemi në prag të arritjeve të mëdha; siç rehabilituam Lumin e Tiranës dhe shmangëm përmbytjet, një gangrenë 30-vjeçare e Tiranës, sot jemi në një situatë ku po rregullojmë edhe çështjen e furnizimit të ujit të pijshëm. Besoj, fundi i vitit do të na gjejë me lajme shumë të mira në të dyja proceset e Bovillës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në këto 5 vite Tirana ka arritur të stabilizojë edhe problemin e kanalizimeve, çka nuk ishte zgjidhur nga qeveria e mëparshme. “Kemi trashëguar një qytet fillimisht me 200 mijë banorë, që pastaj ka shkuar në një milion. Një pjesë e madhe ishte jashtë rrjetit, me zona informale, me shtesa pa leje, apo zona si Astiri që furnizohej me ujë pusi, me gropa septike dhe pa kanalizime. Në këto 5 vite ka qenë një nga sfidat më të jashtëzakonshme të bashkisë, kur kujtoj se kemi mbaruar lumin e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se më parë do të mjaftonin reshje si këto të sotmet që të përmbyteshin disa njësi. “Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar. Shumë prej atyre që sot ankohen për kanalizimet, në fakt ishin qeveritë ku i menaxhonin projekte të tilla, dhe e zhgënjyen jo vetëm popullin e tyre, por edhe komunitetin e donatorëve, posaçërisht ata japonezë, që kanë financuar me JICA atë proces. Megjithatë, bashkë me qeverinë, kemi vendosur që ta riaktivizojmë këtë proces, që zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve për gjysmën e Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Horoskopi ditor, e martë 5 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In