• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: PD-ja si “Big Brother”, zihen për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia

by Java News
26/06/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar edhe sherrin brenda opozitës. Veliaj tha se PD i ngjan një “Big Brother-i”, ku luftohet për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia.

“Robi që ka sy, robi që ka mendje, e sheh kush është çdo ditë duke hapur shkolla e kush duke hedhur molotovë. Kush është çdo ditë duke hapur çerdhe dhe kopshte e kush duke djegur goma, kush është çdo ditë duke afruar njerëz e duke u thënë ejani se bashkë mund të bëjmë më mirë, dhe kush është tërë ditën duke përjashtuar njerëz. Ata janë ende në “Big Brother”. “Big Brother” ka mbaruar, por ata janë ende duke nxjerrë njerëz nga shtëpia, kush doli sot e kush doli nesër. Ne i gëzohemi 6 mijë anëtarëve që janë futur në shtëpi dhe që e kanë bërë shtëpinë tonë më të madhe, më të bukur, më të fortë dhe më të përgatitur”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se pa PS, Shqipëria nuk do të ishte sot destinacioni numër një i turizmit i të gjithë Europës. “Programi i tyre është digj dhe xhiro gomat. Sot falë PS-së dhe lidershipit, Tirana vitin tjetër është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025. Ishte Kryeqyteti i Rinisë parvjet, ishte Kryeqyteti i Sportit vjet. Nëse dikush mendon që: Hë me se këto do kishin ndodhur! Po këtu ishte Tirana, këtu ishte Peza, këtu ishte Ndroqi, këtu ishte Vaqarri, këtu ishin! Po nuk ishin turistët se nuk vinte njeri në një vend të mbushur me plehra, nuk vinte njeri në një vend ku rriheshin politikisht kundërshtarët, nuk vinte njeri në një vend, i cili kishte humbur aq shumë kohë. Aq shumë kohë duke kaluar me Piramidat. Po të kishim vazhduar me atë lojë të sherrit e të mos ishim shkëputur në 2013-ën në Shqipërinë e madhe e në 2015-n në Tiranë për ta bërë Tiranën zonjë e Shqipërinë lule, ne nuk do të ishim kund”, tha ai.

Ai shtoi se PS arriti të menaxhojë situatën e krijuar nga tërmeti duke krijuar dy lagje të reja në Vaqarr dhe Ndroq. Veliaj tha se shkollat e reja të ndërtuara nuk kanë asnjë dallim me ato në qytet. “Imagjino sikur të ishin ata në krye të detyrës kur ndodhi pandemia dhe kur ra tërmeti. Imagjinoni një parti që djeg selinë e vet, do e kishte bërë dot lagjen në Ndroq, që ka dalë një mrekulli?!

Do e kishte bërë dot lagjen në Vaqarr që ka dalë një mrekulli?! Lagjen e fundit që sapo hapëm në Pezë. Një parti që djeg shtëpinë e vet, e sigurt që nuk mendon dot për çatitë tona e nuk mendon dot për fshatrat tanë, kjo është diferenca e madhe. Kur mendoj që vetëm në një njësi administrative ne kemi bërë katër shkolla. Kur shikoj shkollën e re në Vaqarr, nuk dallon fare nga shkolla “Kosova””, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
“Ta bëjmë natën ditë”/  Berisha kërkon qeveri teknike, lutet për pjesëmarrje në protestë: Rikthim i opozitës në pushtet

Berisha, deputet nga ballkoni? Juristja e njohur: E shëmtuar dhe e pamoralshme, ja pse ai nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In