• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Pas 21 qershorit, mbështetje të plotë për FK Tirana nga Bashkia

by
14/06/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, merr mbështetjen e klubit të futbollit “Tirana”. Në takimin e zhvilluar me krerët e klubit bardheblu, presidentin Refik Halili, Drejtorin e Administratës, Saimir Shehri dhe atë Sportiv, Devi Muka, Veliaj ka diskutuar mbi mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë në të ardhmen, si dhe u njoh nga afër me projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi”.

 

“Duke dëgjuar edhe projektet që ju keni vendosur për sportin, për të shndërruar në terrene sportive të gjitha ato ambiente që janë të zëna dhe jofunksionale, kam besim se edhe ky projekt do të ecë mirë në të ardhmen. Kemi pasur një mbështetje nga Federata Shqiptare e Futbollit, kemi bërë tapetin e ri me të gjitha parametrat, kemi sjellë stolat dhe presim të marrim një leje zhvillimore për pjesën anësore dhe tribunës. Do të ishte mirë që edhe ky stadium në qendër të Tiranës të bëhet ashtu siç duhet”, u shpreh presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili.

 

Ai theksoi se gjatë sezonit që sapo u mbyll, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Tiranës. “Nuk e di pse. Nuk është miratuar në buxhet apo nuk ka pasur mundësi, këtë s’di ta them. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje”, deklaroi ai. Sipas presidentit Halili, klubi bardheblu nuk ka as dhoma zhveshjeje, duke qenë se një pjesë e ambienteve janë të zëna. “Nuk kemi as dhoma zhveshjeje ku të marrim ajër, pasi janë të bllokuara. Të lirohen dhe t’i kthehen klubit të Tiranës që të funksionojë sa më mirë”, tha ai.

 

Nga ana e tij, kandidati Veliaj shprehu të gjithë përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me drejtuesit e klubit të Tiranës, duke theksuar se te Bashkia e re e Tiranës ata do të gjejnë respektin e munguar, por edhe mbështetje të plotë. “Bashkia do të ndihmojë dhe klubet e tjera, edhe Partizanin, Dinamon, Studentin, Farkën, Dajtin sepse bashkia është bërë shumë e madhe. Kjo është një bashki që ka 1 milion banorë dhe 24 njësi vendore. Kjo është më e ndershme sepse më mirë respektojmë 34% të aksioneve dhe japim vlerën e caktuar sesa të themi se kemi 100% për Tironën dhe 100% i zeros, siç e thatë edhe ju, është zero. Besoj se qasja jonë është një qasje më e ndershme dhe më transparente, ku sigurisht pjesën e luanit do ta ketë Tirana, si ekipi ku bashkia është aksionere”, u shpreh Veliaj.

 

Duke folur për projektin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ai tha se nuk do të rinovojë më asnjë kontratë që heq copa të aseteve të klubit për t’ua dhënë palëve të treta. “Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kryesor i Tiranës të jetë diku jashtë Tiranës, që të ketë dhe mundësi parkimi. Por, kjo s’do të thotë që të lëmë hapësira të tilla, të cilat fare mirë mund të përdoren nga Tirana dhe të jepen me qera për klube të tjera”, tha Veliaj.

 

Bashkia e Tiranës është pronare e 34% të aksioneve të klubit 24 herë kampion të vendit dhe sipas kandidatit Veliaj, ajo do të jetë një nga prioritetet e tij pas 21 qershorit. Të pranishëm në takim ishin edhe trajneri Shkëlqim Muça, kapiteni i Tiranës Ervin Bulku dhe Drejtori Teknik, Eduard Gjini.

 

Next Post

500 mln lekë dëm në buxhet nga pensionet e falsifikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In