• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Pas 21 qershorit, fjala kryebashkiak nuk do të jetë sinonim i atij që jep leje ndërtimi

by
05/06/2015 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna në Bashkinë e re të Tiranës do të bazohet në 3 shtylla kryesore, në marrëdhënien serioze me biznesin, në trajtimin me paanësi të tyre dhe në një model të qartë zhvillimi për qytetin, pa ndërtime të reja. Kështu tha sot kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me biznesmenë për çështjet e ekonomisë dhe punësimit në kryeqytet, ku theksoi se pas 21 qershorit, fjala kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë më sinonim i atij që jep leje ndërtimi.

 

“Në katër vitet e shkuara Tirana nuk ka pasur model të qartë për zhvillimin. Këtu përfshihet jo vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe zhvillimin urban, sigurisht edhe zhvillimi social. Edhe plani urbanistik që u miratua nga kryetari aktual i Bashkisë nuk ishte një plan për zhvillimin e Tiranës, ishte një plan klientelist për leje ndërtimi dhe për troje pallatesh në Tiranë. Në konceptin tonë modern, plani i zhvillimit nuk mund të jetë vetëm një plan për të përcaktuar lejet e ndërtimit. Ndaj dhe do të ndërtojmë një model të qartë për zhvillimin e Tiranës, një model që do të gërshetojë zhvillimin ekonomik me atë urban duke orientuar zhvillimin e qytetit drejt periferisë. Pra, për të inkurajuar më shumë investime aty ku ato janë më të pakta dhe mundësitë janë më të mëdha”, u shpreh sot Veliaj në takimin me biznesmenët.

 

Sipas tij, sinonimi “ai që jep leje ndërtimi” i 4 viteve të fundit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nuk do të ekzistojë më në 21 qershor, pasi Veliaj tha se ka edhe qindra punë të tjera me të cilat kryetari i bashkisë duhet të merret çdo ditë. Sipas tij, aktualisht në Tiranë kemi mbi ndërtim dhe mijëra apartamente të pashitura. Ai tha se një nga shqetësimet kryesore të biznesit është fakti se në 4 vitet e fundit bashkia e Tiranës nuk e ka marrë seriozisht në mënyrën se si paraqet ankesat dhe shqetësimet, me mënyrën se si bëhen propozimet.

 

“Në dallim nga indiferenca që kemi pasur në 4 vitet e fundit në bashkinë e Tiranës jam i angazhuar maksimalisht që të ruaj të njëjtin seriozitet në marrëdhënie me biznesin, ashtu siç patëm në qeveri. Ky do të jetë motivi ynë në marrëdhënie me biznesin. Shtylla e dytë parimore është ajo e paanësisë. Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe në takime që kemi pasur me biznesin e vogël dhe të madh, kemi pasur një trajtim, ku disa janë trajtuar si të nënës disa të njerkës. Përkushtimi im është që të kemi një sistem paanësie”, deklaroi Veliaj.

 

Sipas tij, kjo tregohet në faktin se në vitin më të mirë të bashkisë aktuale janë mbledhur vetëm 50% e të ardhurave nga tarifat e bashkisë, në vitin më të keq vetëm 1/3. “Kjo do të thotë se disa njerëz kanë paguar detyrimet e tyre, ndërsa disa të tjerë nuk i kanë paguar detyrimet e tjera të bashkisë. Shumica dërrmuese e njerëzve ankohen për trajtim të pabarabartë. Disave u shtohen kostot, sepse respektojnë ligjin dhe paguajnë tarifat në bashki. Disa që janë shok të kryetarit apo të forcës politike të kryetarit të rradhës marrin një trajtim preferencial dhe kanë kosto më të ulët dhe konkurrojnë në mënyrë të pandershme në treg”, tha Veliaj.

 

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se në Tiranë janë identifikuar 871 rrugë të amortizuara, se do të rikonceptohet transporti publik.

Next Post

Skandali me barnat, ndalohet kreu i FDKSH, Beqaj: Hetim të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com