• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Parku Qendror do të ecë paralelisht me Bulevardin e Ri

by A R
31/07/2017 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës, Universitetit të Harvard-it dhe studentëve shqiptarë të Arkitekturës do të shndërrohet shumë shpejt në një produkt të prekshëm për kryeqytetin. Kështu shprehet Bashkia e Tiranës, e cila thotë se do të mbështesë tre projektet e para të hartuara nga arkitektët e Universitetit të Harvard-it.

Bëhet fjalë për zhvillimin e Parkut Qendror të Bulevardit të Ri, poliqendrën e Kombinatit dhe fasadat e qytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi arkitektët që punuan për realizimin e projekteve dhe siguroi se ato do të kalojnë në fazën e financimit dhe zbatimit

 “Angazhimi ynë është që t’i kthejmë këto ëndrra të bukura në projekte. Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion buxhetin dhe stafin e nevojshëm për realizimin e të treja projekteve. Pra, edhe projektin e Parkut Qendror te Bulevardi i Ri, edhe projektin e ndërhyrjeve në Kombinat, edhe projekti i artit publik i fasadave që shkon në fakt edhe me imazhin dhe reputacionin që ka Tirana, si qytet që provokon me art dhe ngjyra. Kështu që, mezi pres që këto projekte konkrete t’i buxhetojmë këtë vit dhe vitin tjetër të nisim nga puna”, tha kryebashkiaku Veliaj, gjatë takimit që u organizua në Qendrën COD për prezantimin e projekteve.

Duke u ndalur në secilin prej punimeve, ai theksoi se projekti i parë ka të bëjë me zhvillimin e idesë për krijimin e Parkut Qendror te Bulevardi i Ri. Veliaj theksoi se ky projekt bën të mundur të ecet në të njëjtën kohë si me ndërtimin e pjesës së dytë të Bulevardit të Ri, ashtu edhe në krijimin e Parkut si një hapësirë çlodhëse dhe argëtuese. “Ajo që më pëlqen është se së pari, për projektin e Bulevardit të Ri, për herë të parë kemi jo vetëm zhvillim të infrastrukturës, por paralelisht po ecim edhe me Parkun Qendror, për të mos lënë gjithmonë të fundit pjesët publike, por për të ecur paralelisht si me interesin komercial të zhvilluesve, edhe me punën infrastrukturore të bashkisë”, u shpreh Veliaj. /b.d

Next Post
Kriteret dhe dokumentet/Ja si mund të përfitoni kredi të butë nga Bashkia e Tiranës

PD-LSI, dy parti që më shumë shijojnë aksesin në pushtet se opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In