• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Paketa për të bërë biznes, një nga më tërheqëset

by Java News
07/12/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kryeqytet u mbajt sot Forumi i parë Ekonomik i Tiranës ku aktorë vendimmarrës dhe të biznesit vendas e të huaj diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky forum zhvillohet në një moment shumë të veçantë për Shqipërinë. Ai nënvizoi se Tirana ka potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit dhe se biznesi ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës të të bërit biznes.

“Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç; për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset, jo vetëm për ata që marrin statusin e investitorit strategjik, por sigurisht edhe për ata që mund të fillojnë edhe një biznes të vogël, me një maksimum të taksave deri në 15%, ku shumë miq përtej Adriatikut në anën tjetër të pellgut shkojnë deri në 60% për të njëjtin biznes edhe për të njëjtën linjë prodhimi ose veprimtarie”, deklaroi Veliaj, teksa shtoi se qyteti ka pësuar një transformim edhe përsa i përket planit urbanistik.

“Plani i Stefano Boerit ‘Tirana 2030’ është sot një realitet ku ne po ndërtojmë qytetin. Hapësirat pedonale që janë krijuar në Tiranë janë në funksion të këtij realiteti. Ne duam një qytet ku çdo gjë që është esenciale në jetën e një njeriu duke filluar nga shkolla, kopshti, çerdhja, farmacia, furra e bukës, shërbime të tjera bazë, të jenë brenda një rreze 500 metra nga banesa e secilit. Besojmë që një qytet i aksesueshëm, qoftë në këmbë apo në transport publik, është një qyet me densitet cilësor dhe jo një qytet i cili vazhdon dhe konsumon, duke u shpërndarë toka bujqësore, deri në pafundësi siç ka qenë kazino-kapitalizmi i viteve 90-të ose ai kapitalizmi i paduruar për të kapur dhe për të ndërtuar diçka në vakuumin që shteti kishte lënë në planifikimin urban”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai përmendi faktin se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike, ku hapësira prej 80 hektarësh do të jetë në dispozicion të investitorëve strategjikë, për t’i dhënë një impuls tjetër zhvillimit ekonomik të gjithë qytetit. “Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës. Jemi në fazën ku po marrim të drejtat mbi pronën dhe po bëjmë të gjithë legjislacionin që të licencohemi si një autoritet i cili ka një zonë të lirë ekonomike. Për të gjitha kompanitë që e kanë pasur dhimbje koke ekspansionin në Shqipëri për shkak të problemeve me pronat, ky është një lajm i mirë”, siguroi Veliaj.

Ai tha se ambicja është afrimi i atyre kompanive dhe orientimi i ekonomisë drejt sektorëve që gjenerojnë më shumë të ardhura dhe ku përfitimet mbeten në Shqipëri. “Ambicja jonë, si qytet, është që fillimisht të ndërtojmë mbi atë që tashmë kemi. Pra, nëse kemi një reputacion si vend ku të rinjtë punojnë në call center, nuk mund të vazhdojmë kështu pafundësisht, por do të duhet të kalojmë në fazën tjetër, atë të data center. Duke pasur një analizë të mirë të asaj që tashmë dimë të bëjmë me kosto të ulët, do të duhet të ndërtojmë dhe të vëmë tulla të tjera për të bërë diçka pak më të sofistikuar, që sjell më shumë të ardhura dhe garanton më shumë mirëqenie në Shqipëri”, shtoi ai.

Bashkia e Tiranës do të krijojë shumë shpejt edhe shkollën më të madhe në Ballkan, sa i përket teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë mund të përgatiten për profesionet dhe sfidat e së ardhmes. “Po bashkëpunojmë me Fondin Shqiptaro-Amerikan që Piramidën ta kthejmë në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan, sipas modelit të TUMO Center. Ne planifikojmë 5 mijë të rinj çdo muaj që të jenë pjesë e këtyre kurseve sepse nëse nuk përgatitemi sot për një krah pune që mund të flasë këtë lloj gjuhe dhe të ketë këto lloj aftësish, atëherë sigurisht do të humbim edhe një gjeneratë tjetër që mundohet ende të qepë këpucë, të punojë në call center apo të prodhojë këmisha”, u shpreh Veliaj.

Falë investimeve në kryeqytet, një rëndësi gjithnjë e më të madhe po merr turizmi, ku numri i atyre që vizitojnë kryeqytetin është rritur me 25% krahasuar me vitin e fundit. “Jam shumë i lumtur që këto ditë, zinxhirët kryesorë të turizmit botëror si “Hyatt”, “Marriot” dhe “Hilton” ose kanë hapur ose po përgatiten për hapjen e qendrave të tyre të hotelerisë në Tiranë. Me një rritje të turizmit rreth 25% në vitin e fundit, krahasuar me një vit më parë, besoj se qyteti po përgatitet të jetë gjithnjë e më shumë një epiqendër ballkanike, jo vetëm e shqiptarosferës në Ballkan, por e gjithë rajonit për aktivitete të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj.

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

/a.r

Next Post
Kreu i ALUIZNI-t: Të hënën nis legalizimi i banesave të ndërtuara para vitit 1991

Unaza e Madhe, Lame: Në zonën e Kasharit 49 legalizime gjatë 8 viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In