• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unaza e Madhe, Lame: Në zonën e Kasharit 49 legalizime gjatë 8 viteve

by Java News
07/12/2018 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Artan Lame theksoi se “në zonën e Kasharit, përgjatë gjithë 8 vjetëve të qeverisjes 2006-2013 janë bërë 49 legalizime. Dhe nga këto 49 legalizime 40 janë bërë vetëm në periudhën mars-shtator 2013”.

Në një konferencë për shtyp, Lame tha se “legalizimi i fundit është bërë në 10 shtator, ndërsa Qeveria e re krijohej në 11 shtator”.

TIPOLOGJIA E LEGALIZIMEVE:
2006-2013: 2014-2018:
Legalizime në zonën e Kasharit 49 1057
Legalizime përgjatë Unazës së Madhe 38 3

“Në muajt e fundit të vitit 2013, në një nga daljet e para publike kemi denoncuar legalizimet abuzive. Në atë kohë unë i bëra thirrje institucioneve ligjzbatuese që e kishin gjithë mbështetjen tonë për të hetuar rreth tyre. Dhe përgjatë këtyre viteve, sa herë që nga institucionet na janë paraqitur problematika, ato janë ndjekur dhe mbështetur nga ana jonë”, nënvizoi Lame.

Sipas tij, situata e ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, s’bëri gjë tjetër veç vuri edhe një herë në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen historike me hallin e atyre banorëve.

Sipas tij, mirë që i kanë bërë këto legalizime në muajt e fundit të qeverisjes së tyre, por as atë plan rregullues që kishin bërë vetë nuk e kanë respektuar.

Përsa i përket fenomenit të legalizimeve në tokë me pronar, Lame theksoi se “kategoria më e dhimbshme dhe revoltuese, është ajo e legalizimeve në troje me pronarë legjitimë. Ligji i Legalizimeve i vitit 2006, ndërpret procesin e legalizimit të ndërtimit kur trualli është me pronarë dhe aty parashikohen ndërtime të larta. E tillë ka qenë një pjesë e konsiderueshme përgjatë Unazës së Madhe nga ana e brendshme sipas vetë Planit rregullues të Bashës”.

Së fundmi, vijon ai, me publikimin e legalizimeve në atë zonë, morëm disa ankesa të ish pronarëve që tani morën vesh se në trojet e tyre janë bërë legalizime.

“Nga ana jonë janë evidentuar një nga një këto legalizime dhe është përgatitur materiali për referimin e tyre në organet ligjzbatuese”, tha Lame.

Lidhur me fenomenin e mbledhjes së parave dhe mosbërjes së legalizimit, Lame sqaroi se “në shumë raste jemi ndeshur me fenomenin kur qytetarëve ju merreshin paratë e tokës edhe kur dihej qartë që aty nuk mund të bëhej legalizimi. Kjo bëhej me qëllimin e momentit sa për të mbushur buxhetin e shtetit, pa vrarë mendjen për fatin e mëtejshëm të këtyre qytetarëve”.

Në zonën e Unazës së Madhe, vijoi ai, deri tani janë identifikuar deri tani 12 raste të tilla.

“Nga ana jonë janë njoftuar të gjithë këta qytetarë që kemi filluar procedurat e kthimit të parave të paguara. Të gjithë qytetarët që kanë paguar paratë sipas këtij mekanizmi do t’i marrin ato mbrapsht. Ky nuk është një lëshim që po ju bëhet këtyre qytetarëve, por një e drejtë e tyre dhe një procedurë që e kemi zbatuar sa herë jemi gjendur përpara kësaj situate. Nëse ka mbetur ndonjë prej tyre i panjoftuar apo që ka ende pretendime, të paraqitet pranë zyrave tona”, theksoi Lame.

/a.r

Next Post

E rëndë në Bulqizë, gruaja humbet trinjakët gjatë shtatzanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

November 13, 2026
Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

November 13, 2026
Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

November 13, 2026
Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

November 13, 2026
Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In