• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Veliaj: Ofrojmë 160 vende pune për më të mirët në treg

by A R
18/05/2017 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si tre partnere të qëndrueshme në fushën e arsimit dhe punësimit, çelën sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicionin e VIII të Panairit “Work & Study”. Në këtë panair marrin pjesë mbi 40 kompani, mbi 20 universitete dhe institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 4000 vende të lira pune.

 Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të shpalosur ofertën më të mirë të punësimit dhe studimit, si dhe njoftoi se ndryshe nga edicionet e tjera, Bashkia e Tiranës ka stendën e vet si një nga punëdhënësit kryesorë në qytet. “Sot kemi 60 vende pune aktive vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe rreth 100 të tjera nga agjencitë tona në varësi, duke filluar nga Ujësjellës-Kanalizimet apo Tirana Parking e kompani të tjera të qytetit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Veç vendeve të punës që ofron si institucion dhe ndërmarrjet e varësisë, Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ofron edhe një mundësi shumë të mirë për një numër të caktuar studentësh që të ndjekin pranë saj praktikat e punës dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut të punës. “Kemi gjithashtu disa mundësi për ata që duan të kryejnë praktikën pranë Bashkisë së Tiranës, në një nga ekipet tona të profesionistëve, sidomos për ata që ndjekin arkitekturën, inxhinierinë, urbanistikën, për të gjithë ata që merren me çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit apo të projekteve të mëdha inxhinierike, si ato që do të hapim shumë shpejt”, shtoi ai.

 Kryebashkiaku theksoi se një tjetër mundësi që ofron Bashkia e Tiranës është edhe ajo që ka të bëjë me mbështetjen financiare e të gjithë atyre të rinjve që kanë ide dhe iniciativa sipërmarrje. “Ata që janë sipërmarrës ose kanë shpirtin e sipërmarrjes dhe janë të rinj, duan të fillojnë biznesin e tyre, pasi janë trajnuar apo kanë aftësitë dhe arsimin profesional, i ndihmojmë si me grante ashtu edhe me kredi. Kemi grante për sipërmarrësit e rinj deri në njëfarë shume. Nëse shuma është më e madhe, kemi edhe një skemë të mikrokredive që quhet “Crimson Fund” ku Bashkia e Tiranës është aksionere në një fond prej 4 milionë dollarësh për të financuar idetë e reja”, nënvizoi Veliaj.

 Ai u shpreh i kënaqur për rëndësinë që ka marrë në këto vite arsimi profesional, si një nga rrugët më të mira drejt një punësimi të sigurt. Ndaj, u bëri thirrje të gjithë prindërve që t’i orientojnë fëmijët e tyre drejt arsimit profesional. “Beteja për arsimin profesional ka filluar mbarë, por nuk e kemi fituar ende. Ende nuk jemi në situatën 50 me 50-të midis arsimit profesional dhe arsimit të përgjithshëm, por trendi është shumë pozitiv. Kam një apel për të gjithë prindërit: Ju lutem, inkurajoni fëmijët tuaj të marrë një vendimmarrje që e çon drejt arsimit profesional, ku të fitojë një zanat. Një zanat, siç themi shqip, “nuk të lë kurrë pa bukë”. Sot në qytetin e Tiranës kemi hapur 105-së kantiere pune, ku punojnë mbi 10.000 vetë, e vetëm te Pazari i Ri janë punësuar 1007 vetë”, tha Veliaj.

 WORK & STUDY është kthyer tashmë në traditë, një institucion dhe domosdoshmëri për përshtatjen e burimeve njerëzore. Ky panair është një mundësi ku institucionet dhe sipërmarësit ofrojnë vende pune dhe bursa studimi për të përmirësuar zhvillimin profesional dhe orientimin e të rinjve drejt tregut të punës. /b.d

Next Post
5 orë takim, Rama dhe Basha lënë Pallatin e Kongreseve pa asnjë koment

5 orë takim, Rama dhe Basha lënë Pallatin e Kongreseve pa asnjë koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In