• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Njerëzit nuk jetojnë gjithë ditën te Pazari i Ri apo te sheshi Skënderbej…

by A R
23/08/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të ri, ndërtimin e Rr. “Danish Jukniu”, e cila do t’i shërbejë një zone që deri më sot nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje dhe investime.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi bashkëpunimin që kanë treguar banorët e zonës, të cilët duke liruar vetë hapësirat e zëna i kanë dhënë mundësi bashkisë për të zgjeruar trotuaret. “I falënderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin fantastik që kemi pasur me ta. Është një nga komunitetet unike, ku të gjithë banorët kanë kontribuar duke liruar nga pak nga avllia e tyre për zgjerimin e trotuareve. Në komunitete si ky, qytetarët e shohin se si puna e bashkisë është cilësore kudo”, tha ai.

Veliaj vlerësoi ritmin me të cilin po ecin punimet, ndërsa bëri të ditur se projekti për ndërtimin e kësaj rruge do të përfundojë brenda afatit të caktuar. “Po maksimizojmë kohën në muajt e verës, që të punojmë teksa njerëzit janë me pushime, kështu do të kemi pak tollovi këto javë deri sa të kemi mbaruar punimet në pjesën më të madhe të rrugës. Mandej, sigurisht që do të vazhdojmë gjatë vjeshtës me asfaltin, me sinjalistikën, me ndriçimin, për t’u siguruar që edhe kjo lagje e Saukut të jetë gjithashtu pjesë integrale e Tiranës”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se këto investime shkojnë në harmoni me vizionin e Bashkisë së Tiranës, që e gjithë zona nga Qyteti Studenti deri në Sauk të kthehet në një nga polet e Tiranës së ardhshme, e pajisur së pari me infrastrukturën e duhur urbane. “Vizioni ynë është që e gjithë zona e Qytetit të Studentit, përfshi Saukun, Farkën, të jetë një nga poliqendrat e Tiranës. Duhet ta pranojmë se njerëzit nuk jetojnë gjithë ditën te Pazari i Ri apo te sheshi Skënderbej, por ata jetojnë në komunitet e tyre. Ndaj është e rëndësishme që me të njëjtën cilësi që kemi punuar në qendër të Tiranës, të punojmë në nivel kapilar edhe në këto komunitete”, tha Veliaj. /b.d

Next Post
Haradinaj: Javën e ardhshme mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Formimi i qeverisë/ Haradinaj paralajmëron: Seanca e nesërme mund të dështojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

February 25, 2026
Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

February 25, 2026
Shërbim Prove….

Shërbim Prove….

February 25, 2026
Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

February 25, 2026
Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

February 25, 2026
“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In