• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nisim pagesat për tërmetin, këtë javë fillon puna për rindërtimin e shtëpive

by A R
08/06/2020 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë 11 do të marrin shërbime nga Bashkia e Tiranës në kushte më të mira, por edhe më shpejt, pa radhë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përuroi zyrat e reja të njësisë, nga ku theksoi fokusi i bashkisë është te puna për qytetarët. Ai u shpreh se pavarësisht kritikave të një minorance, Tirana tregoi se di t’i menaxhojë situatat, qoftë tërmetin, qoftë pandeminë, në mënyrën më të mirë.

“Ne nuk e dimë asnjëherë çfarë na sjell jeta. Njëherë tërmet, pastaj pandemi, e mandej përmbytje, si fundjavën e kaluar. Por, e rëndësishme është t’i menaxhojmë gjërat me qetësi. Kur kujtoj përmbytjet e vitit 2015 në Njësinë 11, te Bregu i Lumit, kur uji na futej nëpër lagje, tani kriza më e madhe është pse u mblodh ujë në një cep të Parkut “Rinia” për 1 orë. Është normale, parku ndodhet buzë Lanës, njësoj si lagjet këtu që janë buzë lumit. E teksa Lana shkarkohet, ulet edhe niveli i ujërave. Por, më e rëndësishme është të mos kalojmë në histeri dhe t’i menaxhojmë me qetësi krizat”, tha Veliaj.

Lidhur me Parkun “Rinia”, kryebashkiaku tha se ishte një zonë e cila, për vite me radhë zaptohej nga kioskat dhe parkingjet, kurse sot i është kthyer qytetarëve. “Si nuk pati histeri kur urinonin të gjithë te “Monumenti i Pavarësisë”? Nuk u shqetësua askush sepse u dukej diçka normale. Si nuk pati shqetësime kur, deri para se të vinte Rama, ky park ishte mbuluar nga kioskat? Asnjë nuk u shqetësua, deri sa erdhi Kryetari i Bashkisë dhe i vuri rruspën kisokave dhe e ktheu në park. Pjesa e parkut ku u mblodh ujë për një orë të shtunën, më përpara ishte parking makinash. Asnjë nuk u ndje pse parku ishte kthyer në parking për 20 vjet, por u shqetësuan pse ngeli pak ujë aty”, tha Veliaj.

Ai solli ndërmend sesi deri pak vite më parë Njësitë 4, 8, 9 dhe 11 përmbyteshin sa herë binte shi, ndërsa sot Lumi i Tiranës është sistemuar plotësisht. Veliaj shtoi se koha do ta tregojë se ai që mbahet mend nuk është ai që shau më shumë, por veprat dhe punët konkrete që la pas. “Po punove do të shajnë, të hidhen në fyt. Megjithatë, ajo që nuk dua të ndodhë është që të dekurajohet një brez i ri, që të mos thonë se këtu po u angazhove dhe po bërë ndonjë punë, çohet plaku nga Lalzi dhe të shan me libër shtëpie”, vijoi ai.

Veliaj solli si shembull fushën e Laprakës, e cila nga administrata e kaluar ishte planifikuar të bëhej pallat, kurse tani është shpronësuar pronari dhe fusha i rikthehet komunitetit. “Kur mendoj fushën në Laprakë, e cila me PDV-në e administratës së kaluar ishte caktuar për pallat. E botoi njëri në Facebook, pastaj e mori plaku i Lalzit dhe të tjerët dhe thanë ‘do të bëjë Lali pallat’, por në fakt PDV-ja ishte bërë nga të tjerët. U desh ta zhbënim atë, shpronësuam edhe pronarin, që thoshte: Ju mund të jeni mësuar që kjo ka qenë gjithmonë fushë, por me letra është prona ime. E shpronësuam pronarin, që të rikthejmë fushën. Jemi thirrur të bëjmë punë, t’u shërbejmë njerëzve, të marrim vendime të vështira. Me vendime të vështira vijnë edhe ciklat e baltës, por duhet të ecim përpara, sepse kur të shkruhet historia, nuk do të thotë njeri me sa statuse shatë njëri-tjetrin, por çfarë pune bëtë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Veliaj u shpreh se Tirana meriton investime cilësore, ndaj shprehu vendosmërinë për t’i dhënë qytetarëve një teatër të ri. “Nëse në botë investimet janë cilësore, kështu do t’i bëjmë edhe ne, si bota. Të më thuash mua që unë vetë fëmijët i çoj në Brodway sepse jetoj në Manhatan, kurse ju do të shkoni në tallash, është me u tall. Kur kemi mbërritur që shkulet gjithë opozita dhe merret me ish-parkingun te Tajvani, pse uji aty nuk dekantoi aq shpejt, do të thotë se punët i kemi mirë. Në kuptimin që, është bërë aq shumë punë sa ka ngelur të merremi me gjëra të kësaj natyre, kur deri para 5 vitesh do të ishim vetë nën ujë këtu në Njësinë 11, për të shpëtuar njerëzit nga Lumi i Tiranës”, theksoi ai.

Nga zyrat e reja të Njësisë 11, Veliaj dha lajmin e mirë për dhënien e pagesave cash për kategoritë DS1, DS2, DS3 të tërmetit, si dhe fillimin e punës për rindërtimin e shtëpive të shpallura të pabanueshme. “Së pari, do të kalojmë pagesat e DS1, DS2, DS3 të tërmetit. Është një zgjidhje perfekte për ata që kanë dëme minimale, sepse ose i bëjnë vetë, ose pajtojnë një brigadë, por ikën një pjesë e presionit që kemi për çështjen e tërmetit. Pastaj, kategoria DS4, DS5, që është rindërtim total, bëhen kontratat këtë javë. Do t’i caktojmë secilës kompani nga një njësi”, nënvizoi Veliaj.

Që prej 2015-s, Njësia 11 ka njohur një sërë investimesh të rëndësishme duke filluar nga blloqet e pallateve, rrugë, shkolla të reja, kinema dhe kënde lojërash për më të vegjlit.

Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën

U aksidentua me motor, drejtuesi i mjetit humb jetën në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In