• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nisim ndërtimin e 20 shkollave të reja, Tirana do jetë me 5 unaza

by Java News
15/07/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vijuar dëgjesat publike me qytetarët për Planin e Përgjithshëm Vendor, me banorët e Njësive Administrative Nr. 5 dhe Nr. 7. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi vizionin dhe strategjinë për kryeqytetin, si dhe idetë zhvillimore që prekin në mënyrë specifike këto dy njësi.

Veliaj theksoi se Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës parashikon ngritjen e një pylli orbital, i cili do të jetë një mushkëri e gjallë dhe e gjelbër për qytetarët.


IMG_4070
 “Mund të fillojmë që tani të investojmë për një mur të gjelbër të qytetit, i cili do mund ta kufizonte Tiranën urbane. Propozimi ynë është për të mbjellë 2 milionë pemë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se drafti i Planit të Përgjithshëm Vendor që po diskutohet me banorët, kërkon të orientojë qytetarët e Tiranës drejt një kulture të përdorimit më shumë të mjeteve ekologjike dhe të shëndetshme të lëvizjes se sa makinat.

“Propozimi ynë është që unaza e dytë dhe e katërt të jenë të fokusuara kryesisht te transporti publik, korsitë e biçikletave, korsitë e pedonaleve dhe pistat e vrapimit”, tha ai.

Në funksion të mobilitetit, kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se nga diskutimet e deritanishme, jo vetëm me ekspertët, por edhe me përfaqësues të bizneseve të fushës së transportit, është duke u vlerësuar edhe mundësia për të përfshirë në transportin publik edhe autobusët elektrikë, të cilët ndotin më pak ambientin, krahasuar me gazrat e dëmshëm që çliron djegia e karburantit.

“Do të fillojmë të fusim konceptin e një transporti të ri me autobusë elektrikë, të cilët nuk ndosin. Kur bashkia futet në garë me kompanitë e transportit, siç po bëjmë me pastrimin e qytetit, rritet dhe cilësia e privatit”, tha Veliaj.

Ai foli edhe për një projekt tjetër madhor për Tiranës, siç është ndërtimi i 20 shkollave të reja.

“Është ndoshta ndërtimi më masiv i shkollave në Tiranë, që pas Luftës së Dytë Botërore, sepse nuk vazhdohet më me shkolla me dy turne. Arsyeja pse të gjithë po paguajmë një kontribut modest, është pikërisht se duam që këto 20 shkolla t’i bëjmë të gjitha njëherësh. Ne kemi bërë një studim, e dimë ekzaktësisht ku janë klasat me dy turne, e dimë ku është dendësia dhe sa distancë duhet të bëjë çdo fëmijë për të shkuar në shkollën më të afërt”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te ndryshimet që parashikon ky draft-plan për njësitë 5 dhe 7, kryetari i Bashkisë informoi banorët për ngritjen e një pallati të ri sporti në Njësinë Administrative Nr.7.  IMG_4142

“Për njësinë 7 plani është që të bëjmë nga e para një arenë të mirëfilltë sportive të lojërave me dorë, që të ketë funksione të ndryshme. Mund të jetë për koncert, për takime, për ndeshje, për salla të stërvitjes. Kështu, e kthejmë zonën e Fushës së Aviacionit në një zonë e cila do të ketë edhe karakter sportiv falë këtij investimi”, shtoi Veliaj.

Një investim sportiv me të njëjtat qëllime po bëhet edhe në zonën e Njësisë 5, që është Parku Olimpik.

“Në fund të gushtit përfundojnë fushat e lojërave me dorë. Kemi vendosur që edhe federata e futbollit të transferohet aty. Në fund të këtij viti, do të fillojmë me sallën e notit dhe pishinat e mbyllura, që do të kenë përmasa olimpike”, deklaroi Veliaj.

Pjesë e diskutimit të planit urbanistik është edhe çështja e administrimit urban të qytetit. Veliaj theksoi se një rëndësi të madhe do t’i kushtohet zgjidhjes së problemit të administratorëve të pallateve, të cilët do ndërmjetësojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes qytetarëve, por edhe do të sinjalizojnë për çdo ndërhyrje në strukturën e pallatit, lulishteve, rrugë etj.

“Ideja është që brenda një viti kalendarik çdo pallat në Tiranë të ketë administratorin e vet. Do të fillojmë me një projekt pilot në njësinë 5, pastaj do ta hapim në të gjithë Tiranën”,  u shprej Veliaj.

Ai informoi qytetarët se shumë shpejt do të nisin edhe disa investime që i vijnë në ndihmë si administrimit të qytetit dhe trafikut, ashtu edhe vetë banorëve të këtyre dy njësive. Një prej tyre është edhe ndërtimi i terminalit të ri të autobusëve.

Next Post

Shevchenko, trajneri i ri i Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In