• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Shëngjergji: Do vijojmë të ecim përpara me investimet, këtë mandat mbulojmë edhe fshatin më të fundit!

by
16/04/2023 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim në Shëngjergj, ku pasi mbolli disa pemë me banorët e zonës, tha se falë investimeve distanca me kryeqytetin është shkurtuar mjaft, çka e ka kthyer Shëngjergjin në një destinacion të shkëlqyer për fundjavat.

“Është nder ta fillojmë këtë garë nga kurora e Tiranës. Sot, për të gjithë ata që janë në Shëngjergj, është bërë pak më kollaj të vish. Sot, për dikë që vjen në një bujtinë, është bërë më kollaj të mbërrish. Sot, për dikë që do të kalojë mirë një fundjavë, është bërë më e këndshme të jesh këtu. Ndaj, për të gjithë ata njerëz duarartë, për të gjitha ato zemra e shtëpi të hapura dhe për të gjitha atë punë të jashtëzakonshme që bëhen në Shëngjergj, duke filluar nga administrator, deri te punonjësi i fundit që mbjell pemë, kam një falenderim zemre,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ashtu siç është punuar deri më tani, duke shkruar deri në qendër të ish komunave, do të vijojë puna deri në fshatin më të fundit. Ai dha lajmin e mirë shumë shpejt nis puna për rrugën e re nga Vërria në Shën Mëri.

“Me gjithë punët që kemi bërë kemi mbërritur deri në qendrat e çdo ish komune. Kemi vënë dorë në qendër të Krrabës dhe tani jemi duke punuar për degëzimet, deri në fshatin më të fundit. Kemi mbërritur në qendër të Zall-Herrit dhe tani po punojmë në Çekrezë dhe Kasallë, që të mbërrijmë deri në cepin më të fundit. Kemi mbërritur në qendër të Vërrisë, ku kemi bërë shkollën e re këtu. Në kohët e vjetra dukej sikur ishte fundi i botës kur ti thoje do shkoj në Zall-Bastar, do shkoj në Shëngjergj, ti mendoje se do merrje plaçkat dhe do shkoje në zbor, ndërkohë sot të shkosh në Shëngjergj ose në Zall Bastar për drekë, të vish në Vërri ose të shkosh në një nga zonat e kurorës, është vërtet një fundjavë e bukur. Besoj se është akti më patriotik që mund të bësh pasi ndihmon një vëlla ose një motër që ka hapur një biznes, një restorant apo një bujtinë dhe po punon me djersë dhe ndershmëri në tokën e tij”, deklaroi ai.

/e.d

Next Post
“Do të të vras”/ Arrestohet Cllevio Serbiano në Rinas, e kallëzoi Noizy: Më dha ankth me…

"Do të të vras"/ Arrestohet Cllevio Serbiano në Rinas, e kallëzoi Noizy: Më dha ankth me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com