• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj nga Petrela: Opozita hoqi dorë nga dhuna prej presionit të SHBA dhe BE

by Java News
22/06/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në një takim me banorët e Petrelës, Krrabës dhe Bërzhitës, ku prezantoi disa nga projektet që do të realizojë gjatë mandatit të dytë.

Duke iu referuar protestës së djeshme të opozitës, ai u shpreh se falë ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, ambasadës së SHBA dhe BE, protesta e PD-LSI për herë të parë nuk ishte e dhunshme.

Çka tregon se opozita ka mundësi të tregohet qytetare, por nuk do.

 

“Dje pashë protestën e tyre. Falë ndërhyrjes energjike të SHBA, BE, OSBE dhe vendeve anëtare, protesta nuk degjeneroi në dhunë.

 

Ndaj, urime Lulit, do të thotë që e paskan mundësinë të sillen si njerëz, e paskan aftësinë të sillen si qytetarë, e paskan të gjithë shansin që njerëzit e tyre të mos i trajtojnë si një kope që thotë: Skape kryeministrin, skape Parlamentin, skape Bashkinë! Pra, Partia Demokratike ka fuqi t’i trajtojë njerëzit me dinjitet.

 

Një parti që për 9 protesta me radhë i trajtonte njerëzit si Balo dhe Lordi, skape Balo, skape Lordi! Në PS i trajtojmë njerëzit si njerëz dhe jo si kope për t’iu sulur godinave, jo si kope për të shkatërruar pronën publike, jo si kope për të djegur shkollat.

 

Në momentin që i shikon njerëzit si të lidhur me litar, skape Lordi, skape Balo, skape Xhina, do të thotë që s’ke respekt për njerëzit.

 

Fakti që një ditë u thua, nesër do ju shqyejmë dhe pastaj kur dikush bërtet i lidh me zinxhirë, do të thotë që i trajton njerëzit si të dorës së dytë, si mjete, si vegla për të kapur ti pushtetin, por jo për t’i respektuar, se një lider politik nuk u thotë njerëzve skape për institucionet. Për të gjithë ju, që sot keni lënë partinë e Balos, Lordit, Xhinës dhe keni ardhur në një parti ku njerëzit nuk trajtohen si qenë, por trajtohen me respect, mirëserdhët në familjen socialiste!”, u shpreh Veliaj.

 

Më tej, kandidati socialist tha se java që lam pas tregoi sesi politika që drejtohet nga interesat e ngushta dhe personale të atyre që e drejtojnë mund të djegë shkolla, vatrat e dijes. Gjithashtu, ai shtoi se ngjarjet e ditëve të shkuara treguan edhe se politika siç është një mjet për të bërë mirë dhe qeverisur për qytetarët ashtu është edhe një mjet për të bërë keq, siç po bën opozita sot.

 

“Politika sa është një armë sa është një vegël për të bërë mirë, qenka dhe një armë për të bërë keq, qenka dhe një armë për të përçarë, qenka dhe një armë siç thuhej 500 vjet që ishim në sundim, ‘’Përça e sundo”’.

 

Dhe pas 500 vjetësh robëri dhe 50 vjetësh komunizëm, nuk besojmë te filozofia “përça e sundo”. Ne besojmë te filozofia bashkim dhe puno, ne besojmë se ka shumë gjëra që na bashkojnë se na përçajnë”, tha Veliaj.

Next Post
Luftë dhe paqe e llojit Trump

Luftë dhe paqe e llojit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

July 15, 2026
Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

July 15, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

July 15, 2026
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

July 15, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

July 15, 2026
Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In