• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Njësia 10: Fitorja në zgjedhjet e 2025 është mision historik për PS. alternativa e opozitës janë gomat e djegura

by Java News
22/06/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një mision historik për vendin fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës. Gjatë takimit me socialistët e Njësisë 10 në kryeqytet, Veliaj tha se ajo që ofron opozita si alternativë janë vetëm djegia e gomave dhe dhuna.

“Kur shikoj alternativën që kemi përballë, ata që djegin goma, shikoj që sa më shumë humbasin, aq më të dhunshëm bëhen. Nuk e di pse nuk e kuptojnë që, në fakt, të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është përkufizim i budallallëkut. Ata djegin goma në Shqipërinë e 2024-ës! Shikoj turistët që i fotografojnë si specie ekzotike dhe them: Si ka mundësi që shumica e Shqipërisë do rend, do siguri, do paqe, do dashamirësi mes njëri-tjetrit, do që gjërat të shkojnë përpara, kurse këta djegin goma. I çojmë fëmijët në të njëjtat shkolla që kemi transformuar dhe janë 42 shkolla të reja si “Emin Duraku”; i çojmë fëmijët tek i njëjti Park i Liqenit; i çojmë fëmijët tek të njëjtat hapësira. Ndaj them se nuk e kemi vetëm detyrë, e kemi mision historic të fitojmë, të drejtojmë, të transformojmë, të modernizojmë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se PS është forca që e ka mbështetur fort reformën në drejtësi.

“Kur shumë njerëz flasin sot për reformën në drejtësi, sot jemi dita me natën. Sot nuk strehohet asnjë njeri në bodrum dhe sot kushdo që ka llogari për të dhënë, patjetër duhet t’i sqarojë me drejtësinë. Por, koha kur ti bëje karrierë duke vrarë, duke gjakosur, duke plagosur e qëlluar socialistët, është një kohë që i përket së kaluarës. Ishte një kohë kur njerëz si Remzi Hoxha zhdukehsin në qytetin tonë, në 21 janar u vranë ata që kishin logon e PS. Sot ajo kohë ka ikur, por sot është koha për të kujtuar dhe për të falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë këtë kontribut të jashtëzakonshëm për Partinë Socialiste. Kur bëhesh socialist sot je me fitimtarët, je me skuadrën që fiton Shqipërinë, me skuadrën që fiton Tiranën, me skuadrën që fiton Njësinë 10”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Ish-deputeti i PD: Berisha s’mund të bashkojë demokratët, Argita s’është alternativë. Duhet një koalicion i gjerë…!

Ish-deputeti i PD: Berisha s’mund të bashkojë demokratët, Argita s'është alternativë. Duhet një koalicion i gjerë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In