• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Kavaja: Vulëhumburi po kalon në marrëzi, PS e ka derën e hapur për këdo

by A R
05/03/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Kavajë, aty ku në zgjedhjet lokale të 14 Majit kandidon Redi Krajli.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ironizoi opozitën.

“Kur dëgjoj lloj-lloj justifikimi, pse kundërshtarët tanë janë në atë derexhe ku janë, është tipike e njeriut që gabon dhe e trash zullumin e vet. Thotë: ‘jo po ma bëri Erion Veliaj me ambasadën’, ‘jo po Sorosi me Zelenskin’, ‘jo po dreqi me të birin’ – këto janë marrëzitë e një njeriu që nuk e kupton se arsyeja pse shkon nga humbja në humbje është se nuk arrin të gjejë gabimet tek vetja”, tha Veliaj.

Ai tha se Partia Socialiste ka një filozofi krejt tjetër, që sipas tij e bën fituese.

“Arsyeja pse ne, si Parti Socialiste, shkojmë nga një betejë e fituar në një betejë tjetër të fituar, është se kemi arritur të kuptojmë se mund të vetëkorrigjohemi. Asnjë nuk është perfekt, të gjithë bëjmë gabime: ndoshta dikujt duhet t’i flasim me përulësi, t’ia shpjegojmë diçka jo njëherë, po tre herë, dikë tjetër duhet ta pranojmë ashtu siç është, me gjithë paragjykimin që mund të ketë pasur për forcën tonë, por që gjithmonë ka shansin të bashkohet me ne, të jetë pjesë e një skuadre që e mban derën hapur.

Sa herë që ata takohen, thonë kë do nxjerrim sot nga shtëpia. Sa herë takohemi ne, themi kë do fusim sot në shtëpinë tonë të madhe socialiste. Janë dy filozofi të ndryshme. Filozofia e tyre është të gjejnë gabimin te tjetri, të përjashtojnë kë të munden, kurse filozofia jonë është të reflektojmë për çfarë gjërash mund të bëjmë më mirë dhe kë mund të bëjmë pjesë të skuadrës sonë – sepse askush nuk është i padobishëm, askush nuk është i panevojshëm, secili është i dobishëm, me aq mundësi sa ka”, vijoi Veliaj.

Veliaj tha se kreun e PD-së, Sali Berishën e ka zënë shprehja e gjysheve.

“Për një njeri, që i shërbente Millosheviçit, një tradhtar i rëndomtë, që me asprat që merrte për të tradhtuar vendin, i shërbente xhelatit më të madh që njohu Ballkani, e zunë mallkimet e nënave dhe gjysheve tona; një njeri që vrau njerëz me plumba në mish në Bulevard, siç e dëgjuat nga audiot, me zjarr luftarak, e zunë mallkimet e prindërve tanë dhe sot është vulëhumbur. Sot është bërë tamam i ziu vulëhumbur. Një burrë 80-vjeç, që nuk di çfarë flet e mallkon, merr njerëzit në qafë”, u shpreh ai.

“Shpresoj shumë që në këto zgjedhje, ne të kemi një zgjim kombëtar, për të kuptuar se kush e mban vendin pas, kush na tërheq nga pas xhaketën, kush na përçan, kush ka mbjellë helmin dhe toksinën e përçarjes së veriut me jugut, me ardhurit dhe vendalinjtë. Kush? Ai është vulëhumburi,” shtoi ai.

Në fund, Veliaj bëri edhe një krahasim programesh:

“Programi ynë janë çerdhet, kopshtet, shkollat, ujësjellësat, pemët. Po programi i tyre cili është? E dëgjoj Saliun kur vjen në Kavajë dhe thotë: Po e patë kryetarin e Bashkisë, gjuajeni me atë e me këtë. Plaku 80-vjeç, një ligësi e pashoqe, nuk ka asnjë program, ai s’ka asnjë platformë, se ndryshe do të thoshte: ‘Erion Veliaj me Edi Ramën bënë 43 shkolla, ne bëmë aq e kaq me Lulin dhe Ilir Metën’, por nuk e thotë dot se nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë, kur e kishin të tre bashkë Bashkinë e Tiranës”.

/a.r

Next Post
Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia

Frikë nga gjakmarrja, motra e 'serial-killerit' Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

August 12, 2026
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

August 12, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen Vuçiç: Biseda me KFOR me e keqja deri më tani

August 12, 2026
Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

August 12, 2026
Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

August 12, 2026
Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

August 12, 2026
Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

August 12, 2026
“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com