• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Kamza: Vulëhumburit kanë hallin e vilave, që duan të shtojnë për vete, jo hallin e shtëpive tuaja

by Java News
04/03/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, opozita është ‘vulëhumbur’, që nuk rregullojnë dot as shtëpinë e tyre politike. Nga Kamza, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së aty, Veliaj shtoi se ata e kanë hallin te vilat e tyre, e jo të zgjidhin hallet e njerëzve.

“Këta që kanë humbur vulën, nuk i rregullojnë dot shtëpitë tuaja. Mjafton të kujtoni skenat e 8 janarit, kur një pjesë e revolucionit digjte selinë e gjysmës tjetër të revolucionit. Një çmenduri! A mendoni se këta njerëz, që janë gati të djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpitë tuaja? Njerëz që janë gati të shkatërrojnë selinë e tyre, do rregullojnë shkollat e kopshtet ku shkojnë fëmijët tanë? Njerëz që janë gati të shkatërrojnë të ngjashmin e tyre me shkopa bejsbolli, vare, qysqi, kokëdash, do shërojnë plagët tona?

Një parti që djeg shtëpinë e vet, që s’rregullon dot oborrin e vet, dhe një parti që nuk menaxhon dot trafikun e vet, e sigurt që nuk bën dot asnjë propozim, asnjë punë dhe asnjë sukses as Kamzës dhe as Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu se i kemi inat ata. Një njeri që ka tre vila në Lalz e disa tek Rolling Hills e nëpër gjithë periferitë e Tiranës, qartazi nuk ka halle. Zihen për vulën se duan të shtojnë vilat e tyre, ndërkohë ne ‘hahemi’ me njëri-tjetrin se duam të kapim afatet, të mbarojë pallati, shkolla, kopshti, çerdhja, të mbarojë parku. Është tjetër debat ky i yni, ku ne cytemi me njëri-tjetrin për sa më shumë sukses, jo për sa më shumë tërheqje pas”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe seancat e fundit parlamentare, për të cilat tha se kemi më shumë pritshmëri për fëmijët se ç’kemi për deputetët e Parlamentit.

“Motra ime, Lindita, ka pasur një javë dhe një muaj të vështirë për të disiplinuar një hapësirë që duhet të jetë hapësira jonë më elitare, më civilizuese, më e ndritur. Një hapësirë ku ne diskutojmë për ligjet. Ne, në demokraci, biem dakord që të mos biem dakord; ne ngremë dorën dhe votojmë, shumica ecën përpara. Në kopësht, nëse kalamajtë zihen për një lodër ndërhyn menjëherë edukatorja.

Edhe në Parlament, lodra është mikrofoni dhe ai apo ajo që drejton u thotë: Njëherë ti, njëherë ti! Por nëse ne kemi më shumë pritshmëri për fëmijët e kopshtit se ç’kemi për deputetët e Parlamentit, ky është një moment reflektimi.

Do të thotë se ne paskemi një brez të ri që është shumë herë më i emancipuar, shumë herë më civil, shumë herë më respektues i tjetrit, se sa ata që ne i konsiderojmë elitë. Shoqëria ka ecur shumë më përpara, është shumë më bashkëpunuese se një pjesë e politikës. Unë jam krenar për punën e Lindita Nikollës”, u shpreh Veliaj.

8 Marsi, Veliaj falënderon gratë dhe vajzat e Kamzës: “Jeni themeli i një Shqipërie të fortë; Krenar për sakrificën dhe punën tuaj të palodhur”

Në prag të 7-8 Marsit, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim edhe me gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilat i uroi edhe në prag të festës së 8 Marsit. Ai tha se gratë dhe vajzat janë themeli i një Kamze të fortë, por edhe i një Tirane dhe i një Shqipërie të fortë.

“Takimi i parë i qytetarit të ri të Kamzës me shtetin janë çerdhja, kopshti dhe shkollat, ndaj dua ta falenderoj Rakipin që i ka dhënë rëndësi fëmijëve, sepse ndihma më e madhe që mund t’i jepet një nëne është ta ndihmosh që fëmijët të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla dinjitoze. Nuk janë as gishtat përpjetë, as grushtat lart, ato çka e ndihmojnë një nënë, por një institucion ku fëmija rritet me dashuri, me të njëjtin dashuri dhe kujdes që ka edhe në shtëpi. Kush harron të tashmen dhe kush ngatërron që të punojë për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për gjeneratën e ardhshme, do t’i humbë edhe zgjedhjet, edhe gjeneratën e ardhshme. Kush punon për gjeneratën e ardhshme dhe ka besim se fëmija është themeli i një Kamze të fortë, i një Tirane të fortë, i një Shqipërie të fortë, ai do të fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, por mbi të gjitha gjeneratën e re”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj vlerësoi gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilat kanë sakrifikuar për të krijuar familje të mrekullueshme.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për vajzat dhe gratë e Kamzës, sepse nga hiçi kanë krijuar një vatër, një shtëpi dhe kanë krijuar një komunitet të jashtëzakonshëm si ky që kemi në Kamzë. Mua më bëhet zemra mal që, si kryetar i Bashkisë dhe drejtues politik i Qarkut, të shikoj dëftesat dhe renditjen e nxënësve. Më vjen mirë që në qarkun tonë nxënësit dhe nxënëset e Kamzës janë ‘on top’. Fakti që sot nxënësit më të mirë në gjimnaze dhe studentët më të mirë të universiteteve janë nga familjet dhe nga sakrificat e grave dhe nënave e gjysheve të Kamzës, është një kompliment shumë i madh dhe është një shpërblim shumë i madh i kësaj sakrifice”, tha Veliaj.

Në fund, ai u bëri thirrje vajzave dhe grave të Kamzës që, siç kanë ndërtuar me mund e me sakrifica familjen e tyre, të jenë krah Partisë Socialiste për të kthyer në histori suksesi Kamzën.

“Kur ti shikon skena të atyre që djegin shtëpinë e tyre, pyetja për çdo demokrat duhet të jetë: Këta që djegin shtëpinë e tyre, do ta rregullojnë shtëpinë time? Këta që hipin mbi Range Rover dhe makina të shtrenjta, do t’ju flasin për varfërinë, kalaqafë në parkimin e partisë, këta që nuk rregullojnë dot gropën dhe asfaltin te partia e tyre, këta që nuk vënë dot një vijë parkimi, dhe makinat i parkojnë mullar, këta do të sjellin rend, dhe do të sjellin disiplinë dhe do të sjellin rregull dhe do të sjellin pastërti dhe do të merren këta me shtëpitë tona që djegin shtëpinë e tyre? Ndaj, për sa kohë që provën e keni që me Rakip Sulin këtu, me Lindita Nikollën, modelin e gruas socialiste në krye të Parlamentit Shqiptar, thirrja është për çdo dibrane, çdo kuksiane, çdo krutane, çdo matjane, çdo lezhjane, siç kemi ndërtuar me thonj, me sakrifica me mund dhe me djersë familjet tona, këtu në Kamzë, për ta kthyer në histori suksesi, ashtu do të duhet me mund, me përpjekje, me dashuri dhe me pasion ta ndihmojmë Rakipin në datën 14 maj, PS, gocat tona në Këshillin Bashkiak, që të vazhdojnë punët e mira për Kamzën dhe Shqipërinë”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
“Gjithë natën kam parë në ëndërr Messin dhe Ronaldon”/ Habit Olta me shkollën për futbollistë: Si ka mundësi që…!

“Gjithë natën kam parë në ëndërr Messin dhe Ronaldon”/ Habit Olta me shkollën për futbollistë: Si ka mundësi që…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In