• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Farka: Ata kanë hall se janë non-grata, duan të na kthejnë te Sudja e fajdeve, çdo gjë falas, deti kos

by Java News
15/04/2023 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Farka, ku u takua me banorë të zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Partia Socialiste përballet në këto zgjedhje me një parti të shpallur non-grata, që shkatërron shtëpinë e saj dhe s’mund të rregullojë asgjë.

“Problemi është se këta duan që hallet e tyre të bëhen hallet tona. A e patë çfarë i ndodhi shtëpisë tyre vjet në 8 Janar? Dolën të merrnin selinë, shkuan me sfurqe, me shkopinj bejsbolli. Ne kur dalim me lopata, të gjithë e dinë që po doli Lali me lopatë është për të mbjellë ndonjë pemë, ata me lopata thashë: Ditë e bekuar do të mbjellin edhe ata pemë! Ata i kishin për të luftuar njëri-tjetrin, ata i kishin për të shkatërruar shtëpinë e tyre. Ne shkojmë i rregullojmë shtëpinë demokratëve nga tërmeti, ata shkojnë djegin shtëpinë që kanë në mes të Tiranës. A e kuptoni sa qesharake? Është për të qarë dhe për të qeshur,” ironizoi Veliaj.

Një parti që shkatërron shtëpinë e saj, nuk mund të rregullojnë dot Tiranën, shtoi ai, duke kujtuar kohën e piramidave.

“Do rregullojnë Tiranën dhe do e bëjnë falas këta! Këta, parti e djathtë, që besojnë te pronarët, prona është e shenjtë, te kapitalizmi, te biznesi, këta janë bërë komplet “do t’i bëjmë çdo gjë falas”. E kishin ata mundësinë, e kishin Tiranën ata, e patë çfarë bënë falas? Tortën e Pavarësisë. Me legena, me govata, me kova t’u kap nga një copë tortë dhe na fëlliqën në sytë e gjithë botës! E kishin ata Tiranën, i kishin këto idetë falas dhe aty përfundoi. Këta thonë që do bëjmë transport falas. Edhe thashë, po mirë, në mitingun e parë do e shohim vizionin e tyre për transportin falas. Kur erdhën pastaj me kalin blu në mes të Tironës, kisha që në vitin 2000 pa parë kalë në Tiranë. Ata janë Sudja e 2023-it, thonë: çdo gjë falas, fitimi 300%, shitini të gjitha pronat, shitini të gjitha shtëpitë, “u bë deti kos””, e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

Veliaj me banorët e Farkës dhe Baldushkut: Tirana ka vendosur të shkojë përpara me PS; tregu i ri agroushqimor do të ulë kostot për fermerët

Pas Krrabës, Petrelës dhe Bërzhitës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ndal edhe në Farkë dhe Baldushk, ku mbolli 200 pemë të reja me banorët e zonës, me të cilët diskutoi për investimet e kryera në periferi të kryeqytetit. Veliaj tha se shumë prej atyre që nuk duan ta shikojnë këtë ndryshim, përdorin studiot televizive për të hedhur baltë. Ai shtoi se prej këtyre investimeve i është rritur si asnjëherë më parë vlera pronës, nga sheshi “Skënderbej” deri në Krrabë, dhe kjo nuk është një gjë e keqe, siç duan ta trajtojnë disa të opozitës.

“Është rritur vlera e apartamenteve, më thoshte një analist. Po si, – i thashë unë, – e bleve 100 dhe tani të vlen 200 dhe kjo qenka gjë e keqe?! Po mirë, është gjë e mirë në qoftë se e ke blerë 100 dhe tani të vlen 50? Dhe ti e kupton që këta i ha ose smira për punën e tjetrit, ose xhelozia pse të tjerët po ecin përpara, o inati që nuk ta falin suksesin, por ne në Farkë dhe Baldushk nuk do rrimë mbrapa. Ne kemi vendosur që të shkojmë përpara, që pronës t’i rritet vlera. Sot nga sheshi “Skënderbej”, në Farkë, në Baldushk deri në Krrabë po ju them, në Pëllumbas ku janë bërë ato bujtinat e reja, ku vijnë të huaj, është rritur vlera e pronës dhe kjo është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe,” deklaroi Veliaj.

Tregu agroushqimor i Farkës, një investim publik i Bashkisë së Tiranës, sipas Veliajt, do të ulë me 70% koston për prodhimet origjinale të zonës, diçka që nuk mendohej deri më parë, kur tregu i lihej në dorë privatit.

“Ne nuk e mendonim dot se një ditë do e kishim fuqinë për të thyer monopolin e tregut agroushqimor në Kashar, i cili është një treg privat. Kush është këtu e di që atje, ishte tamam si ajo shprehja, ta masin kokën me spango, dhe ti paguaje për çdo arkë që futej aty, paguante edhe tregtari. Të gjitha këto pagesa i shkonin tek çmimi i fruta-perimeve qytetarit dhe fitonte vetëm pronari privat i tregut agroushqimor. Sot tregu agroushqimor në Farkë, që i shërben Baldushkut, Petrelës, Mulletit, Krrabës, Bërzhitës, është i Bashkisë së Tiranës. Produktet do të shiten me 70% kosto më e ulët – fiton ai i fshatit, fiton tregtari dhe sigurisht, fiton çdo qytetar i Tiranës që, nga maji e tutje, do e shtrojë tavolinën e tij me fruta-perime bio dhe me një çmim më të ulët sesa fitimi që i shkonte privatit,” theksoi Veliaj./m.j

Next Post

Berisha përballë dy braktisjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In