• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nëse nuk ka zgjedhje në 30 qershor, Meta të dalë të pastrojë më 1 korrik

by Java News
09/06/2019 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj ka vijuar sot fushatën elektorale në Baldushk ku është takuar me banorët duke deklaruar edhe njëherë se më 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Ai tha se më datë 30 qershor është populli që merr në punë politikanët jo politikanët që prishin punët e popullit.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se nëse presidenti mendon se nuk do të ketë zgjedhje lokale, atëherë duhet t’i bëjë vetë punët e pushtetit vendor duke i numëruar ato.

“Do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Do ketë zgjedhje në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. E kemi detyrim kushtetues të zhvillojmë zgjedhjet

Nëse në datë 30 qershor mendon presidenti se nuk do ketë zgjedhje, më 1 korrik do dalë ai ti pastrojë plehrat, do i hipë ai kamionit të qumështit, do i japë ai kamionit të peletit që çon peletë në kopshte. E kuptoni sa qesharake.

Më datë 30 qershor pyetja është do mendojmë për kalamajtë tanë apo kalamajtë e tyre. Ata kalamajtë e tyre i kanë të gjithë jashtë shtetit.

Sa të rritet Luli e sa t’i japë sisë Saliu me Presidentin çfarë do bëjmë?! I rrahëm në 2013, i rrahëm më thellë në 2015, i shkatërruam totalisht në 2017 dhe do superfitojmë në datë 30 qershor. Kur një autobus ecën shtrembër, nuk ndërrohet pasagjerët por shoferi.

Nëse PD nuk gjen dot një shofer, nuk ndërrojmë dot popullin për të, atëherë ndërrohet shoferi se ka 4 herë që nuk fiton dot”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se arsyeja përse opozita nuk i do këto zgjedhje është se nuk kanë më fytyrë t’u dalin njerëzve përpara.

Më tej, ai shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik, ndaj, theksoi Veliaj, në 30 qershor qytetarët dhe ata të gjithë Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinjë të bashkive dhe për të vijuar rrugën e nisur të zhvillimit.

“Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Reagimi Barella pasi goditi vogëlushin grek…

VIDEO/ Reagimi Barella pasi goditi vogëlushin grek…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In