• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Vorë: Luli dhe Saliu e duan votën për t’i ulur kokën njëri-tjetrit

by A R
26/02/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste po zhvillon një fushatë pozitive edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, me objektiva të qarta për punët që do të bëjë pas fitores. Kështu e nisi fjalën e tij, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e zhvilluar në Bërxullë të Vorës, ku kandidati socialist për kryetar bashkie është Blerim Shera.

“Ne sjellim vetëm frymë pozitive, pa konflikte dhe sherre. Duket ku është fitorja, duket ku janë njerëzit që i bëjnë gjërat me dashuri e jo me inat, që e duan votën për të bërë punë e jo për të bërë sherr. Po ata për çfarë e duan fitoren? Për t’i bërë karshillëk tjetrit! E duan fitoren për t’i ulur kokën tjetrit! Për t’i përçarë njerëzit! E duan fitoren për t’i ndarë komunitetet tona! E duan fitoren për ta kthyer rrotën e historisë mbrapsht! Ne e duam fitoren për punë! Kjo është një fitore ku puna nis ditën e fitores. Gara bitiset më datë 6 mars, por puna fillon menjëherë më pas”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Blerim Shera, kandidati i PS në Vorë, e kërkon votën e secilit prej qytetarëve për të bërë edhe më shumë punë.

“Ata thonë ‘na e jepni votën më 6 mars, që më 7 mars të fillojë sherri përsëri’. Sherri i tyre, për bravën e tyre, për karriget e tyre, për zyrat e tyre, për interesat e tyre, për hallet e tyre, për lakminë e tyre, për babëzinë e tyre – jo për hallet tona! Ndaj, pyetja për miqtë dhe vëllezërit tanë të djathtë është: Votën e ke levë, e ke kopan për sherr, apo e ke instrument për të bërë punë? Nëse e ke për të bërë punë, Blerim Shera dhe Partia Socialiste e duan votën për punë. Nëse mendon se vota jote është pa vlerë dhe ti thua se për hir të partisë, për traditën familjare, meqë më ka shkuar dora gjithmonë andej, do ia japësh njërit prej atyre dy të tjerëve, që janë humbësit, se dihet si po shkon historia, praktikisht po investohesh në sherr, se një votë për secilin prej tyre është që të vazhdojnë sherrin”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi socialist i qarkut tha se ata që përfaqësojnë PD, Vorën e kanë tranzit vetëm për vota, pasi tashmë dihet që kanë vetëm dy stacione: një në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalzit. Ndërsa për PS, Vora është destinacion, gjë që dëshmohet edhe nga prania dhe angazhimi i deputetëve si Paulin Sterkaj dhe Luljeta Bozdo, si të deleguar të zonës.

/a.r

Next Post
Të ndalohen rusët me çdo çmim! Ukraina hedh në erë urat dhe shkatërron hekurudhën

Të ndalohen rusët me çdo çmim! Ukraina hedh në erë urat dhe shkatërron hekurudhën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Munde te jete e vertete se lyli e plaku e kane qedhimin per ti ulur koken njeri tjetrit ne zgjedhjet e 6 marsit,kurse ju e keni mendjen vetem per te vjedhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

January 30, 2026
I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

January 30, 2026
“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

January 30, 2026
Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

January 30, 2026
U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

January 30, 2026
Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In