• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë: 100 familje rome dhe egjiptiane do punojnë me dinjitet në hapësirën e re

by Java News
22/12/2021 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë. Tashmë, banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në këtë zonë, që deri dje shisnin në rrugë informale, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura.

Kryebashkiaku Veliaj tha se më në fund pas 30 vitesh, komuniteti rom në zonën e Selitës, do të tregtojë në një hapësirë të re me kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun. Veliaj tha se ambienti i ri do të jetë një vit pa asnjë pagesë për komunitetin rom.

“Më në fund ka ardhur dita kur komuniteti rom dhe egjiptian të trajtohen me të njëjtin dinjitet që trajtohet çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që jeton në Tiranë, që do të jetojë me punë të ndershme. Do kemi një treg, e cili për një vit do të jetë pa asnjë kosto, pa asnjë pagesë. Edhe pse pagesa është modeste, por është një mënyrë për të dhënë një mesazh e për të thënë: Ne do shesim mbi një tezgë, nuk do shtrihemi në tokë, do respektojmë higjienën se jemi ende në një betejë me pandeminë dhe do jetë falas për një vit, si një mënyrë për të treguar se duam t’i japim të njëjtin respekt çdo komuniteti, çdo qytetari që do të jetojë me djersën e tij, me punën dhe mundin e tij”, theksoi ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në mënyrë simbolike kryebashkiaku Veliaj shpërndau tre licencat e para për tregtarët e rinj në treg.

“Sot kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që të jap tre licencat e para. Këtu janë 100 licenca, pra nga 95 tregtarë kemi shkuar në 100; do shohim edhe mënyra kush do që të modifikojë tezgën dhe të ketë hapësirë për më shumë për reklamim, por unë besoj se sot i kemi dhënë dinjitet atij që shet, i kemi dhënë dinjitet atij që blen, i kemi dhënë dinjitet edhe atij që thjesht kalon dhe shikon një hapësirë që aty do bëhet një bahçe me lule.”

Në fund Veliaj ftoi qytetarët që t’i japin një dorë komunitetit rom, duke reklamuar këtë treg, pasi sipas tij kjo është agjencia më e mirë e marketingut.
g.kosovari
Next Post
Varianti Omicron/ Studiuesit sigurojnë: Doza përforcuese siguron 85% mbrojtje

Çfarë duhet të presim në vitin e tretë të pandemisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In