• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në tregun e gjelave në Baldushk: Të blejmë produkte vendase dhe t’u bëhemi krah fermerëve tanë

by Java News
20/12/2023 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç është bërë traditë, me afrimin e festave të fundvitit, në Baldushk është hapur tregu tradicional i gjelave të detit. Risia e këtij viti është dyfishimi i numrit të gjelave për shkak të kërkesës së lartë, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të kontribuar në fuqizimin e ekonomisë sonë lokale.

“Thirrja për të gjithë është: Nuk ka gjel më të mirë se gjeli i Baldushkut! Baldushku sot është markë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, jo vetëm si çmim më ekonomik, por krahasuar me atë që vjen e ngrirë, është shumë herë më i mirë. Unë besoj se sot, akti më i madh patriotik është që ta blesh gjelin në Baldushk, ta blesh verën në Lundër, vajin në Ndroq, domaten në Shëngjergj, se duke qarkulluar paratë brenda ekonomisë sonë, sigurisht fuqizojmë një pafundësi të madhe familjesh që jeton me nder e dinjitet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që të thjeshtësohen sa më shumë procedurat për fermerët, që kërkojnë t’i përkushtohen agro-turizmit, teksa bëri thirrje për të inkurajuar dhe promovuar aktivitete të tilla.

“Më vjen mirë që në këto 8 vite nuk kemi reshtur së promovuari gjelin e Baldushkut, por nga ana tjetër procedurat duhen bërë edhe më të lehta për ata që hapin një agroturizëm ose një fermë. Parimi është që, nëse dikush do të hapë një agroturizëm, që do të rrisë veprimtarinë në aktivitetin e tij, ne t’i bëhemi krah, jo stërkëmbësh. Është një mundësi sesi puna e një viti të tërë shpërblehet në këtë javë të fundit. Secili prej nesh duhet të jetë një agjent marketingu dhe të sigurohemi që viti i ri i gëzoi të gjithë, i ndihmoi të gjithë, por mbi të gjitha ata që sakrifikojnë një vit të tërë për të punuar një javë dhe për të bërë ato shitjet e vitit të ri”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, Fatjon Dhuli, drejtori i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve theksoi se tregtimi i gjelave të Baldushkut këtë vit ka qenë shumë i suksesshëm. “Pothuajse është dyfishuar rritja e gjelave për këtë vit, nga 25-30 mijë që ka pas qenë vitin që shkoi, këtë vit janë 45-50 mijë krerë”, u shpreh Dhuli.

Ky është viti i shtatë që në prag të festave në Baldushk hapet tregu më i madh i gjelit të detit.

Next Post
Mediat italiane kritika Melonit: Do paguajmë Shqipërinë 5 herë më shumë se na kushton mbajtja e emigrantëve këtu

Mediat italiane kritika Melonit: Do paguajmë Shqipërinë 5 herë më shumë se na kushton mbajtja e emigrantëve këtu

TË FUNDIT

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

July 28, 2026
Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

July 28, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

July 28, 2026
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita e 59-ë e tubimit para Kryeministrisë, protestuesit thirrje kundër klasës politike: Ju erdhi fundi!

Dita e 59-ë e tubimit para Kryeministrisë, protestuesit thirrje kundër klasës politike: Ju erdhi fundi!

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com