• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në takim me arkitektë në Roterdam: Krenar për transformimin që ka pësuar Tirana

by Java News
11/07/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transformimi që ka pësuar Tirana në 4 vitet e fundit po tërheq jo vetëm vëmendjen e mediave të ndryshme botërore, por më së shumti emra të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanistikës. Arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Europës, të cilët u mblodhën në Roterdam në takimin e organizuar nga revista prestigjioze botërore e arkitekturës “Baumeister”, vlerësuan transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, ndërsa e përgëzuan Bashkinë e Tiranës për hapat e guximshëm që ka hedhur në drejtim të realizimit të disa prej projekteve më bashkëkohore, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve, ku ndryshimi i Tiranës u bë pjesë e diskutimeve, dhe prezantoi disa nga sfidat me të cilat u përball qyteti dhe bashkia në menaxhimin e politikave të strehimit. “Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Jemi vlerësuar shumë sidomos për mënyrën se si kemi zgjidhur disa çështje të strehimit me kreditë e buta, që targetojnë çiftet e reja që krijojnë familje dhe fillojnë jetën e tyre profesionale në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se takime të tilla, ku Tirana prezantohet me arritjet e saj pozitive në fusha si arkitektura dhe urbanistika, janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda. “Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se është e rëndësishme që politikanë të ndryshëm të Shqipërisë t’i shfrytëzojnë njohjet e tyre me vendet e europiane, në rastin konkret me Holandën, për të prezantuar vendin tonë si një vend proeuropian dhe të mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë. “E kuptoj që lidhjen me Holandën dhe njohjen që kanë me politikën këtu, disa politikanë e përdorin jo si një mundësi për ta ngritur lart Shqipërinë, por si mundësi për ta sharë, fyer e denigruar atë, por kjo duhet të marrë fund. Ndaj, besoj se si qytet, si histori suksesi e Tiranës, platforma të tilla të arkitekturës dhe urbanistikës janë një mundësi fantastike për të rrëfyer historinë e Shqipërisë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku tha se është shumë e rëndësishme që e gjithë klasa politike të bashkohet dhe të mendojë më shumë për interesat e vendit se sa për interesat e ngushta të politikës së ditës. “Ne nuk jemi një vend perfekt, por jemi një vend i cili ka kaluar një histori shumë të vështirë dhe sot ka nevojë që, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PS-së dhe PD-së, të bashkohemi për të folur mirë në gjuhë të huaj, sa herë vjen fjala për Shqipërinë. Ndaj, besoj se kolegët holandezë, por edhe shumë prej mediave që po ndjekin zhvillimet në Shqipëri, kanë arritur të kuptojnë se me shumë vështirësi po ecim përpara dhe nuk e meritojmë gjithë lumin e baltës që disa shqiptarë vulëhumbur sjellin në Holandë ose në vende të tjera skeptike. Sot na duhet që për çështje të interesit kombëtar, për çështjet e Bashkimit Europian, për çështjet e avancimit të emrit Shqipëri, duhet të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi ai./l.m

Next Post
Akuzat për abuzime seksuale ndaj fëmijëve, zhvarroset trupi i Michael Jackson

Disa atë vërteta që si keni ditur për Michael Jackson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com