• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në Shëngjergj: Do ta kthejmë në një destinacion tërheqës turistik

by Java News
17/08/2015 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shëngjergji do shndërrohet në një destinacion tërheqës turistik për të gjithë turistët e apasionuar pas natyrës, sporteve ekstreme apo produkteve vendase bujqësore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Shëngjergj ku prezantoi administratorin e kësaj njësie, Shpëtim Sina, ku edhe u shpreh optimist se në fund të mandatit kjo zonë do ketë një emër të sajin në hartën e vendeve që duhen vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

“Deri në fund të këtij mandati, Shëngjergji do të ketë një emër që nuk e ka pasur deri më sot dhe besoj se do kthehet në një destinacion të lakmueshëm për turistët dhe banorët e Tiranës që parapëlqejnë ajrin e pastër, jetesën sa më pranë natyrës, në periferi, ku jetohet shëndetshëm në një ambient fantastik, siç e ka Shëngjergji”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij gjatë prezantimit të administratorit Sina.

Për të arritur këtë objektiv, ai kërkoi nga drejtuesit e njësisë administrative dhe strukturat e bashkisë që të hartojnë një listë të zhvillimeve dhe datave të caktuara, që mund të kthehen në evente apo ditë që duhet të promovohen për organizime të ndryshme, si një mënyrë për të reklamuar asetet natyrore dhe bujqësore të zonës e për të nxitur turizmin. “Dua që të kemi një kalendar të posaçëm që ta zhvillojmë në ditët në vijim në të mirë të zonës. Në tetor do të organizojmë garat me makinat rally dhe duam që për turistët e huaj që do të vijnë, kjo të shërbejë për promovimin e Malësisë së Tiranës, përfshi edhe zonën e Shëngjergjit”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër synim i kryetarit të Bashkisë mbetet edhe turizmi që mund të organizohet me anë të promovimit të produkteve origjinale tipike të zonës. “Duam që të organizojmë disa festa dhe aktivitete tipike të Shëngjergjit, siç është ajo për domaten e vonë, karakteristikë e zonës. Këto janë mënyra për të mbledhur njerëzit bashkë, janë mundësi se si ne mund të promovojmë turizmin dhe besoj që secili prej këtyre ngjarjeve do të shërbejë si një pretekst për të sjellë sa më shumë njerëz nga Tirana, për ta njohur zonën e më pas për ta promovuar atë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë garantoi se administrata që ai drejton do jetë në mbështetje të plotë të çdo nisme që ka për qëllim zhvillimin e zonës. “Bashkia do të investohet shumë për të pasur një kalendar aktivitetesh, në mënyrë që Shëngjergjin ta promovojmë si një aset të jashtëzakonshëm turistik për Tiranën. Sepse Shëngjergji është ‘bahçja’ malore e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka shfrytëzuar edhe një herë rastin që nga Shëngjergji t’i bëjë thirrje çdo qytetari të përgjegjshëm që të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës së çerdheve të Tiranës, në mënyrë që ato të jenë gati për të pritur fëmijët në sezonin e ri në shtator.

Next Post

SHBA, Trump: Emigrantët e paligjshëm të largohen menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

May 4, 2026
VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

May 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 5 Maj 2026

May 4, 2026
Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

May 4, 2026
“Do të merren të gjitha masat”, Koçiu flet në ceremoninë e lamtumirës së dy fëmijëve

“Do të merren të gjitha masat”, Koçiu flet në ceremoninë e lamtumirës së dy fëmijëve

May 4, 2026
“Pastruan” rreth 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 4 persona

“Pastruan” rreth 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 4 persona

May 4, 2026
Frikë nga hakmarrja? Policia largon familjen e Nikoll Radaçit nga banesa

Frikë nga hakmarrja? Policia largon familjen e Nikoll Radaçit nga banesa

May 4, 2026
Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

May 4, 2026
Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

May 4, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In