• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Pragë: “Mirënjohje për artistët, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”!

by Java News
16/06/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, por edhe transformimi i madh që ka pësuar kryeqyteti në këto tre vite, ka bërë që Tirana të ftohet në një prej Konferencave më të rëndësishme të arkitektëve dhe urbanistëve, e cila u zhvillua dje në Pragë të Republikës Çeke. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj diskutoi mbi zhvillimin urban dhe impaktin e drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Veliaj i cilësoi si tepër pozitive vlerësimet që vijnë për Tiranën, në një kohë kur në kryeqytet po zhvillohen dëgjesa me artistët për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh me respekt e mirënjohje për artistët si dhe nënvizoi se me pak dashamirësi mes njëri-tjetrit, mund të bëhen gjëra të mrekullueshme. “Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam i bindur se në qoftë se me të njëjtën dashamirësi që po na sheh bota dhe që po na fton çdo javë të tregojmë historinë tonë të transformimit, ndërkohë që javën tjetër presim rezultatin e çmimit për sheshin “Skëndërbej”, të kishim edhe këtë dashamirësi për njëri-tjetrin, që ndajmë një qytet, një hapësirë ku kemi lidhur jetën, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, theksoi ai.

Veliaj shtoi se ndihet i inkurajuar nga dëgjesa e zhvilluar para dy ditësh me komunitetin e aktorëve dhe regjisorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, si një mënyrë për të shfrytëzuar shansin historik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri dinjitoz, edhe për gjeneratën tjetër. “Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se kryeqyteti është duke rikuperuar në këto tre vite kohën e humbur, kur Tirana ishte në gjumë, dhe se sot, po ecën përpara. Ai vlerësoi se Tirana vazhdon të jetë një shembull fantastik në Europë, ku po vlerësohet në shumë prej nismave të saj të transformimit. “Në Pragë, në Forumin e arkitektëve dhe të urbanistëve “reSITE”, patëm një mundësi për të folur për transformimin e Tiranës, si kthehet një kryeqytet nga një version i Koresë së Veriut në Europë, në një qytet që sot vlon, që ka jetë, energji. Ekonomia lulëzon edhe kur ka një pasuri të madhe artistike dhe kulturore”, u shpreh Veliaj.

Ai siguroi se siç qytetarët kanë përqafuar modernizimin, si nisma për biçikletat Mobike, sheshin “Skënderbej” dhe Pazarin e Ri, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me teatrin dhe me shumë projekte të tjera. “Jam i lumtur që Tirana po ka këtë jehonë. Kemi rikuperuar vitet e gjumit në Tiranë dhe i kemi rikthyer Tiranës lavdinë e viteve 2000-2011, ku me administratën e Edi Ramës emri i Tiranës doli për herë të parë si një qytet që po kapërcente datat dhe sot është në një fazë modernizimi. Pra, shumë qytete, përfshirë edhe Pragën, si nisma e biçikletave pa stacion ose aplikacionet si “Tirana ime” ende nuk i kanë bërë, që do të thotë që kemi një shans, pavarësisht prapambetjes në vite, t’i kapërcejmë etapat dhe të përqafojmë modernizimin. Jam i sigurt se do të përqafojmë modernizimin siç kemi bërë me biçikletat, me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri do ta bëjmë edhe këtë me teatrin edhe me shumë iniciativa të tjera si Piramida”, përfundoi Veliaj.

ma.me

Next Post
Rusia 2018/ FIFA heton pse 20% e stadiumit ishte bosh te Egjipt-Uruguai

Rusia 2018/ FIFA heton pse 20% e stadiumit ishte bosh te Egjipt-Uruguai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

February 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In