• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: Është simotra e Tiranës, bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë

by
08/11/2022 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty.

Ai i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, sidomos në situata të vështira si ajo me tërmetin, pandeminë apo si kriza që po kalon e gjithë bota sot prej luftës në Ukrainë.

Pjesë nga fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Kamzë:

“Kamza më e bukur se kurrë! Faleminderit me gjithë zemër për mikpritjen, për dashurinë, për gjithë dashamirësinë që treguat me ne sot. Kemi pasur një sprint sot në të gjitha ato vende ku punohet, në çdo cep të Kamzës dhe të Paskuqanit. Bravo ju qoftë të gjithë atyre që janë në krye të punëve dhe që e kanë kthyer jo vetëm një kantier shembullor Kamzën, por simotrën e bukur dhe të dashur të Tiranës sonë. E nisëm ditën sot me Shpendin, i cili i ardhur nga Korça në Kamëz, kishte krijuar në super ambient, me 100 zonja që punonin “Made in Albania” , “Made in Kamza” në fakt, për të gjithë tregun francez edhe gjerman. Shkuam në disa kantiere të jashtëzakonshme. Shkolla “Isa Boletini”, tamam qershia mbi tortë, xhevahiri i kurorës së gjithë punimeve që po ndodhin në Kamzë. Me 18 shkolla dhe me 5 në proces, janë vërtetë paja më e mirë që ne i lëmë gjeneratës tjetër. Vazhduam pastaj për të parë sesi po punohet në agro-turizëm, tek Edi dhe Blerina, tek “Blerina Farm”. Sapo takuam prapë mësueset, edukatoret, infermieret, doktoreshat, zonjat dhe zonjushat e Kamzës që në fakt në ditët më të vështira të tërmetit dhe të pandemisë, për të mbajtur të forta familjet tona në një situatë krize, për të mbajtur të fortë qytetin tonë, komunitetin tonë në situatën e pandemisë, na treguan çfarë jemi në gjende të bëjmë ne shqiptarët kur bëhemi të gjithë bashkë. Tani jemi aty ku ndodhin gjërat, në stadium, në fushëbetejë. Nuk ndodhin gjërat në shkallët e tifozerisë. Betejat bëhen në ring. Për ata që zbresin në fushë, për ata që ndeshen, ata i pret fitorja dhe ata i pret progresi. Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe siç kemi kaluar këto situata të vështira dhe me tërmetin, dhe me pandeminë, ku vërtet u rrëzuam, por u ngritëm më të fortë, më të bashkuar, edhe më të dashur me njeri – tjetrin.”

/e.d

Next Post
Deri ku do shkonin marrëdhëniet e SHBA me një opozitë të drejtuar nga Berisha? Ndihmës sekretarja amerikane: S’mund të takohemi…!

"Kosova dhe Serbia të ulin tensionet"/ Donfrind: Të krijohet asociacioni, mirëpresim propozimin franko-gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In