• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kosova dhe Serbia të ulin tensionet”/ Donfrind: Të krijohet asociacioni, mirëpresim propozimin franko-gjerman

by
08/11/2022 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një konferencë online me mediat, asistentja sekretare amerikane e shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfrind u shpreh mbi qëndrimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Sipas Karen Donfrind SHBA janë tërësisht të angazhuara për monitorimin e situatës në Veri të Kosovës, konsiderojnë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është dialogu Prishtinë-Beograd dhe mbështesin propozimin franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme lidhur me njohjen reciprole për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë .

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga ABC lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, Karen Donfrind u shpreh:

“Lidhur me pyetjen tuaj specifike në Veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakord me Bashkimin Europian, se zhvillimet e fundit janë një burim shqetësimi dhe po vendosin arritjet e deritanishme në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd në rrezik. Dalja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është një zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për ta përshkallëzuar më tej situatën në terren. Ne besojmë, se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Aksione dhe retorika që rrisin mundësinë për dhunë e ekspozojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe trupave paqeruajtëse kundrejt një rreziku të panevojshëm”.

Sipas Donfrind, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë është angazhimi konsktruktiv në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë firmosur gjatë dialogut, duke përfshirë dhe ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ne besojmë, se dialogu ka provuar që të jetë një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ndaj, ne i kërkojmë palëve që të shfrytëzojnë tërësisht avantazhet e tij dhe të tregojnë angazhimin e tyre për njê zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë të bazuar në njohjen reciproke, që hap rrugën për integrimin europian. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim këtë dialog. Ne mirëpresim gjithashtu dhe propozimin franko-gjerman si një rrugë përpara, pasi besojmë së është e rëndësishme të trajtojmë çështjen e Kosovës dhe Serbisë në një kuadër më të gjerë gjeostrategjik, sesa të vazhdojmë të fokusohemi te çështjet më të ngushta, siç është çështja e targave të makinave ” ka deklaruar Karen Donfrind./abcnews/

/e.d

Next Post
FOTOT/ Kërkuesit mund të kenë gjetur varrin e Kleopatrës: Zbulimi më i rëndësishëm i shekullit XXI

FOTOT/ Kërkuesit mund të kenë gjetur varrin e Kleopatrës: Zbulimi më i rëndësishëm i shekullit XXI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com