• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Njësinë 8: PS fiton sepse iu shërben të gjithëve njëlloj

by A R
31/05/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka vijuar turin e falenderimeve në Njësinë 8, ku tha se fitorja në këtë njësi është edhe një ndër më të bukurat e 30 viteve të fundit. Ai tha se puna dhe përkushtimi bënë që qytetarët t’i besonin sërish Partisë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara.

“Këtu në Njësinë 8, e cila dikur quhej si bastioni më i fortë i kundërshtarit – një njësi, për të cilën pala tjetër thoshte se ‘e kemi në xhep’, ‘aty kemi varur xhaketën, fitojmë edhe sikur të mos shkojmë fare’, ne kemi marrë fitoren më të madhe në 30 e kusur vite demokraci, falë punës, falë përkushtimit, njerzillëkut, këmbënguljes, falë fjalës së mbajtur, falë të parit të tjetrit në sy, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të burrave dhe të grave të kësaj njësie, që meritojnë të gjithë respektin tonë. Sot kam disa falenderime për të gjithë brezin e atyre që e mbajtën me thonj partinë tonë në ditët e vështira, por edhe për ata që e drejtojnë sot partinë tonë, për të gjithë të deleguarit, organizatat socialiste, për të gjithë ata që ishin patronazhistë, aktivistë, vëzhgues, komisionerë, numërues”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se arsyeja pse Partia Socialiste fiton gjithnjë e më thellë është pasioni për punën dhe për t’iu shërbyer të gjithëve njëlloj.

“Ne nuk kemi fituar një betejë sepse kemi inat dikë tjetër – ne nuk kemi inat dikë tjetër kur bëjmë shkollën “Kiço Blushi”, kur bëjmë shkollën “Sevasti Qirjazi”, kur bëjmë shkollën “Servete Maçi”, kur bëjmë Pazarin e Ri, kur bëjmë shkollën “Siri Kodra”, kur bëjmë rrugët, infrastrukturën, kur mbjellim pemët, kur bëjmë parqet, kur sigurohemi që urbanizimi ka ardhur në çdo lagje – ne nuk e bëjmë këtë si një marrëveshje inati, por si një marrëveshje pasioni, dashurie, kontributi, mirënjohjeje, respekti, fjale të mbajtur, premtimi, borxhi ndaj të parëve tanë. Ne nuk fitojmë se duam të shtypim dikë, ne nuk fitojmë se duam të përbuzim dikë, ne nuk fitojmë se duam të nënshtrojmë dikë, por ne fitojmë se duam t’iu shërbejmë të gjithëve njëlloj,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se me këto parime Partia Socialiste do të fitojë edhe betejën e ardhshme, atë të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

“Do të doja që nesër të fillojmë një rrugëtim të ri, për të ftuar edhe të gjithë ata që, ndryshe nga ne, ndoshta kanë qenë me atë idenë se “ne jemi bastion”, “e kemi varur xhaketën këtu”, “e kemi të fituar”, “e kemi në xhep”, dhe ndoshta duhet të fillojmë një komunikim të ri, jo si fitimtarë që përbuzin ata që munden, por si fitimtarë që i shtrijnë dorën tjetrit, si një fitimtar që i mjekon plagën atij që sapo ka mundur, si një fitimtar që i shërben me përulësi edhe atij që sapo i ka fituar ndeshjen. Nëse do ta bëjmë këtë, atëherë do të gdhihemi me betejën e ardhshme të 2025-ës si forca jo vetëm më e madhe, por më dinjitoze dhe më bashkuese që ka parë kombi ynë. E kemi në dorë vetë fuqinë për ta bashkuar njësinë, fuqinë për ta shëruar njësinë, fuqinë për ta unifikuar dhe për ta vënë njësinë në shërbim të komunitetit,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/a.r

Next Post
Rama batuta me Kovaçevskin: Na thanë se do hynim në BE para se t’na binin flokët dhe ja ku jemi dy qerosë…

Rama batuta me Kovaçevskin: Na thanë se do hynim në BE para se t'na binin flokët dhe ja ku jemi dy qerosë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

June 25, 2026
“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

June 25, 2026
BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

June 25, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestat masive nuk prodhojnë liderë?

June 25, 2026
Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

June 25, 2026
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

June 25, 2026
Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

June 25, 2026
Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 25, 2026

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In