• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Njësinë 10: Qytetarët e dinë se kush bën 40 shkolla, bën edhe 41, Prandaj do na votojnë në 14 maj

by Java News
29/04/2023 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, u takuan me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet. Veliaj tha se mjafton të shohësh transformimin e Tiranës në 8 vitet e fundit për të kuptuar mënyrën e drejtimit të qytetit nga socialistët.

“Parku Rinia është metafora më e bukur se tregon se si jeton një hapësirë e qytetit kur e qeverisin të majtët, ata që dinë të bëjnë qytet dhe shtet, dhe si e qeverisin ata që thonë: “Këtu është çdo gjë falas”. Te Parku Rinia ishte “kap ç’a të kapësh”, secili diskon e vet, kioskën e vet, kush është më i fortë zapton më shumë. Sot nuk ekziston më ai zaptim, nuk ekziston më ajo marrje e frymës, ai park ku kishe frikë të afroheshe. Është komplet një Shqipëri tjetër. Megjithatë, unë besoj se puna nuk ka fund, edhe ajo që kemi bërë me njësinë do duhet që të vazhdojë,” u shpreh Veliaj.

Për ata që akuzojnë se bashkia punon vetëm në fushatë, përgjigjja e kryebashkiakut ishte: “Ne nuk pritëm të bënim Parkun “Rinia” sa të vinin zgjedhjet. E bëmë në kohën e duhur që njësia ta shijonte në momentin e duhur. Nuk pritëm për “20 Dhjetorin” që të vinin zgjedhjet, nuk pritëm as për shkollën “Qemal Stafa”, madje ka qenë shkolla e parë ku investuam. Nuk pritëm zgjedhjet për të bërë rrjetin e ujësjellësit në “Rrugën e Durrësit”. Ne nuk pritëm as për “Rrugën e Bogdanëve” sepse besoj që, gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjënë e duhur dhe punën e duhur për njësinë tonë.”

Veliaj tha se Terminali Perëndimor, bashkë me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, që do ketë stacionin kryesor te Kthesa e Kamzës, do çlirojnë më tej trafikun, ashtu siç bëri ndërtimi i Terminalit Lindor tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

“Më në fund mbaroi terminali lindor tek rrethrrotullimi i TEG-ut dhe ndërkohë, sapo kemi filluar punimet për terminalin e autobusëve tek “Kthesa e Kamzës”, ku ka ardhur edhe transheja e trenit Tiranë-Durrës 22 minuta dhe Tiranë-Rinas 12 minuta. Në qoftë se tani është liruar Sheshi “Shqiponja”, nëse tani është liruar edhe “Astiri”, imagjinoni sa do lirohet kur edhe trafiku që vjen nga rrethet mbaron te “Kthesa e Kamzës”, dhe i japim një frymëmarrje Tiranës” u shpreh ai.

Veliaj tha se një tjetër projekt i rëndësishëm për çlirimin e trafikut në Tiranë, ai i Unazës së Madhe, është drejt fundit. “Sot, jam i vendosur për një gjë, që në mandatin e tretë të mos humbas më 3 vjet të sqaroj projekte si “Astiri”. Ndaj, segmenti nga shkolla “Andrea Stefani”, pra nga “Shqiponja” në Laprakë, Paskuqan, Tufinë e Shkozë dhe pastaj në Farkë, që janë 7 lotet e fundit, kanë filluar të shtata, të sigurohemi që çlirimi që i bëri Unaza e Madhe në drejtimin lindor, të ndodhë edhe në drejtimin perëndimor dhe Tirana të ketë më në fund, Unazën që shkarkon trafikun dhe nuk do kesh më nevojë të vish në sheshin “Skënderbej”, por mund të përdorësh Unazën në secilin drejtim, Lindje-Perëndim, për të shkuar në lagjet e tjera të Tiranës”.

Veliaj tha se vetëm Partia Socialiste është forca që i çon punët përpara. “Sot nuk diskutohet a kemi mbjellë pemë ne, por pyetja është: kemi mbjellë 1 milion apo 1 milion e një pemë. Sot nuk diskutohet a kemi bërë shkolla, por sa shkolla kemi bërë: kemi bërë 40 shkolla, apo 41. Një nga arsyet pse Astiri voton Partinë Socialiste është se ata e dinë që gjëja e parë që do bëjmë pas votës së 14 Majit janë 5 shkollat e Astirit. Se çdo njeri normal e di që ata që bëjnë 40 shkolla bëjnë edhe 45, ata që bëjnë 100 rrugë bëjnë edhe 105, ata që mbjellin 1 milion pemë, mbjellin edhe 2 milion pemë. Dhe ata që e kanë çuar Tiranën përpara, mund të vazhdojnë ta çojnë akoma më përpara”.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shtoi se Tirana është me fat që drejtohet nga ky ekip dhe ky kryebashkiak. “Kam dëgjuar shpeshherë që thonë ky lali Eri qenka me fat. Unë them dhe besoj që ndaj të njëjtin mendim me ju, që fatin e bëjnë njerëzit. Fatin e cilitdo nga ne e kemi ne vetë në dorë, por sidomos fatin zhvillimin e atij qyteti e përcaktojnë njerëzit e atij qyteti, e përcaktojnë menaxherët e atij qyteti. Ne mund të themi sot që ky qytet është me fat se ka këtë ekip, se ka këtë kryebashkiak. Dikush mund të thotë që “është me fat PS, është me fat Erion Veliaj, se s’ka kundërshtarë”. Së pari, kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, e zgjedhin vetë ata. Po ç’faj kemi ne, që një parti me 2 gishta lart për demokraci, u shndërrua në një me gishtin e mesit si simbol elektoral,” deklaroi Xhafaj.

Next Post
Erdogan shfaqet sërish në publik pasi braktisi fushatën presidenciale pas gjendjes së rënduar shëndetësore

Erdogan shfaqet sërish në publik pasi braktisi fushatën presidenciale pas gjendjes së rënduar shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

April 26, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

April 26, 2026
‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

April 26, 2026
“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

April 26, 2026
Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën për mbijetesë

Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën për mbijetesë

April 26, 2026
Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

April 26, 2026
Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

April 26, 2026
Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

April 26, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident me vdekje në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën 42-vjeçari

April 26, 2026
Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In