• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura

by Java News
03/06/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i falënderimeve i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 10, ku ai tha se Partia Socialiste e sheh fitoren e 14 Majit si një përgjegjësi të madhe për t’ua kthyer mbështetjen qytetarëve me më shumë punë e besim.

“Ka dy mënyra se si mund ta menaxhojmë këtë fitore të madhe: Mund të themi se 60 mijë vota diferencë është fitorja më masive, më historike e një partie; ose mund të themi se një fitore kaq e madhe është edhe një përgjegjësi po kaq e madhe. Shumica e popullit na e dha këtë përgjegjësi, ndaj duhet të sigurojmë që këto 60 mijë vota diferencë t’i kthejmë në 60 mijë mundësi komunikimi, në 60 mijë mundësi përbashkimi dhe në 60 mijë ide dhe projekte për ta bërë Tiranën më të mirë, jo vetëm për ata që na votuan, por për secilin prej atyre që votoi, pavarësisht se mendojnë ndryshe nga ne, për të treguar që ajo që ne na bën të fortë nuk është arroganca, por përulësia, mëngët e përveshura, fjala mbajtur dhe punët e kryera. Kjo është filozofia që do na bëjë fitues edhe në mandatin tjetër,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, duke iu drejtuar demokratëve, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se askush nuk është i humbur, as ata që nuk votuan për skuadrën fituese. “Thirrja ime për çdo demokrat është: Nuk keni humbur asgjë! Përkundrazi, keni fituar një skuadër, keni fituar një ekip, keni fituar një shoqëri të jashtëzakonshme, të atyre që vërtet duan të punojnë për qytetin. Ndaj, doja që mesazhi që duhet t’i japim kundërshtarëve tanë është se ata nuk kanë humbur. Mund të kenë problemet e tyre, mund të kenë përçarjet e tyre, mund të kenë nevojë për kandidatë më të mirë, mund të kenë nevojë për më shumë organizim, por ata nuk kanë humbur”, tha ai.

Veliaj shtoi se Partia Socialiste është sot partia më e disiplinuar, si dhe forca më e organizuar e më patriotike, duke filluar nga organizatat, tek drejtuesit e forumeve, patronazhistët dhe aktivistët, që ishin risia e kësaj fushate.

Next Post
Përplasja e dy anijeve në Kios: 120 minuta tension dhe provë për marrëdhënien greko-turke

Përplasja e dy anijeve në Kios: 120 minuta tension dhe provë për marrëdhënien greko-turke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In