• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Njësinë 1: Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit, PD-së i ka mbetur vetëm Saliu

by Java News
20/02/2021 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prurjet e reja në Partinë Socialiste, sidomos nga PD e LSI, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po sjellin shkërrmoqjen e këtyre partive. Në në takim me ish mbështetës të LSI, të cilët iu bashkuan PS, në Njësinë 1, Veliaj u uroi mirë se ardhjen.

“Në Tiranë ne kemi 36 drejtues në terren, se aq është lista për deputetë. Ata mezi kanë bërë 6, sa për një ekip kalçeto. Nuk kanë akoma një listë për 36, sepse lojtarët më të mirë, si: Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Bamir Topi, i përzunë. Tani kanë ngelur si ekip kalçetoje, me gjithë të lodhurit që vijnë nga kategoria e tretë, as e dytë nuk janë. Kush ka humbur në Bulqizë, në Lezhë e në territore të tjera, i sjellin në Tiranë. Ndaj, jo vetëm të ndiheni mirë, por të ndiheni të mirë se ardhur,” iu drejtua Veliaj anëtarëve të rinj të PS, të cilët braktisën teserat e logot e partive të tjera për t’iu bashkuar socialistëve.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun më të madh në vend, tha se është për të ardhur keq që një parti, e cila 30 vite më parë rrëzoi simbolin e komunizmit, përfaqësohet ende sot nga Sali Berisha.

“Sot është përvjetori i rrëzimit të bustit të Enverit, që solli shpresë, liri-demokraci e lëvizje studentore. Por, sot Saliu ka kapur moshën e Enverit, 77 vjeç, dhe kërkon të vijë për herë të tretë, pasi mori në qafë gjyshërit e prindërit tanë, mori në qafë gjeneratën tonë, se jemi i gjithë brezi që e mban mend ‘97 e ’98, e mban mend Gërdecin e 21 Janarin, që vrau njerëz me plumba në mish,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës përgëzoi të anëtarësuarit e rinj që deri dje ishin në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Për ata që vijnë nga LSI nuk diskutohet fare që keni bërë vendimin e duhur. Ajo është bërë një parti private, një sh.p.k, burrë e grua. Është tamam si të jetë dyqani i Lumes. Kur nuk është Lumja, është burri. Vjen burri, ikën Lumja, shkon pushon”, ironizoi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Nis vaksinimi në Elbasan/ Rama: Batakçinjtë duan t’i përbaltin emrin bluzave të bardha, por se heqin dot sakrificën që po bëni

Nis vaksinimi në Elbasan/ Rama: Batakçinjtë duan t'i përbaltin emrin bluzave të bardha, por se heqin dot sakrificën që po bëni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In