• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në një vit po ndërtohen më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet

by Java News
02/12/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bashkëbisedim me gjimnazistë, përmes platformës “Zoom”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se buxheti i ardhshëm për rininë parashikon një sërë investimesh, duke nisur nga shtimi i bibliotekave, mbështetjen e sipërmarrjeve rinore dhe teknologjinë e informacionit.

“Me projektin e 17 shkollave filluam një shkollë të re tek Njësia 8, po ashtu një shkollë tjetër te Fresku, po vazhdojmë me shkollën e re 9-vjeçare në Institutin Bujqësor dhe dy shkollat e tjera tek “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”. Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik, si dhe dy shkolla në Qytetin Studenti, me të cilat zgjidhim përfundimisht çështjen e arsimit parauniversitar në Tiranë”, shpjegoi Veliaj.

Sa i përket godinave të studentëve, Veliaj tha se ka nisur puna për ndërtimin e 8 konvikteve të Universitetit Bujqësor. “Do shkojmë nga një Qytet Studenti i Kodër-Kamzës që akomodonte 150 vetë, në një Qytet Studenti që do akomodojë 2150 vetë. Ne besojmë se do të jenë gati për 12-13 muaj”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku u ndal edhe te Karta e Studentit, për të cilën tha se falë një marrëveshjeje me Kartën Studentore Europiane të rinjve do u mundësohet të aksesojnë të njëjtat shërbime si të rinjtë në vendet e tjera të BE-së. “Gama është e tillë, e paprecedentë më përpara, me 602 shërbime”, tha ai.

Një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës, shtoi kryetari Veliaj, janë edhe bibliotekat, të cilat me futjen e teknologjisë nuk do të jenë më thjesht salla leximi, por do të ofrojnë edhe mjaft shërbime të tjera. “Shumë shpejt do të hapim bibliotekën “Moikom Zeqo” te Pazari i Ri, me të cilën shkojmë në 8 biblioteka të reja në Tiranë. Propozimi që kemi për të rinjtë është që bibliotekat t’i përdorin edhe si mjedise për aktivitete e funksione të tjera më inovative”, shpjegoi ai.

“Buxhetin më të madh për këtë vit po e çojmë tek Piramida e Tiranës. Besoj se fundvitin tjetër Piramida do të ketë mbaruar, por edhe ajo nuk do të jetë thjesht një shkollë kodimi. Ka mekatronikë, robotikë, realitete virtuale, realitete të augmentuara, montazh, audio, video, animacion, etj”, u shpreh kryebashkiaku.

Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj u ndal edhe në promovimin e të rinjve në sipërmarrje, ndërsa për çështjen e punësimit tha se, “këtë vit, nga 300, do t’i çojmë në 1000 praktikat internshipet e paguara për studentët në Bashkinë Tiranës”.

Ai shtoi se në 2022 Tirana do të marrë edhe titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka do t’i japë qytetit një tjetër vëmendje sa i takon investimeve për rininë, apo për aktivitetet që do të organizohen gjatë gjithë vitit.

g.kosovari

Next Post
Shkodra ka probleme me krimin, kandidati i PS-së: Asgjë nuk më ndal të bëj punën time

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës/ Pushohet çështja ndaj Valdrin Pjetrit, del i pastër me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In