• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Lozanë: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

by Java News
16/03/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Pas këndeve të lodrave në çdo lagje, Tirana do të nisë një fushatë tjetër për shtimin e terreneve sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Lozanë, qendra boterore e komitetit olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit, me ftesë të kryebashkiakut Grégoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. “Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive”, tha Veliaj.

Dy homologët diskutuan rreth bashkëpunimit për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive. “Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 

Kryetari i Bashkisë së Lozanës, Grégoire Junod, u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim konkret me Tiranën, jo vetëm në fushën sportive, por edhe në çështjet kulturore. “Jam i kënaqur dhe është një nder që mikprita Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Tirana është një qytet i bukur, e kam vizituar edhe më parë. Për Luzanën është një kënaqësi për të rritur bashkëpunimin me vendin dhe qytetin tuaj,  sepse shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme, jo vetëm në Zvicër, por edhe këtu në Luzanë. Mezi pres të zhvillojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në sport dhe në çështjet kulturore”, tha Junod.

Dy homologët diskutuan edhe mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore mes dy qyteteve në të ardhmen. “Do të vazhdojmë me një paketë shkëmbimesh kulturore, ku gjykoj se kemi mjaftueshëm artistë të talentuar që do ishin një kënaqësi, jo vetëm për qytetarët e Lozanës, por edhe shumë prej bashkëqytetarëve tanë që jetojnë këtu. Besoj se Tirana ka çfarë të mësojë nga Lozana për t’u kthyer në një qendër rajonale evropiane, por edhe botërore, të organizatave ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Lozanë, kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit. Veliaj bëri një prezantim të punës së bërë për transformimin e Tiranës dhe të projekteve për zhvillimin e turizmit. Ai u shpreh i kënaqur për integrimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e kulturës dhe të traditave./a.ç

Next Post
Jennifer Lopez: Jam ngacmuar seksualisht! Regjisori më kërkoi t’i tregoj gjoksin

Jennifer Lopez: Jam ngacmuar seksualisht! Regjisori më kërkoi t'i tregoj gjoksin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com